Serbia fillon vaksinimin me SPUTNIK V, publikisht vaksinohen Daçiç dhe Vulin

Serbia fillon vaksinimin me SPUTNIK V, publikisht vaksinohen Daçiç dhe Vulin

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin u vaksinuan sot me vaksinën ruse kundër koronavirusit Sputnik V në Institutin e Virologjisë Torlak në Beograd.

Vaksinën ruse e kanë marrë edhe një sërë zyrtarësh tjerë serbë.

“Të gjithë jemi mirë. Do të marrim dozën e dytë brenda tre javësh, por nuk kam dyshim se do të jemi mirë. Ne nuk kërkuam të bëjmë vaksinën, por iu përgjigjëm kërkesës së ekspertëve që zyrtarët më të lartë të tregojnë publikisht se nuk kanë frikë nga vaksinat”, tha kryetari i Kuvendit, Ivica Daçiç.

Ai deklaroi se ky veprim nuk ka motive politike dhe shtoi se është rënë dakord që udhëheqësit e lartë institucional të merrnin vaksinat nga prodhues të ndryshëm në mënyrë që të rrisin besimin e qytetarëve në vaksinimin kundër COVID 19.

Serbia mban lidhje të ngushta me Rusinë, por edhe me vendet perëndimore. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç është imunizuar me vaksinën e kompanive perëndimore, Pfizer dhe BioNtech.

Ministri i Brendshëm, Aleksandër Vulin theksoi se vaksinimi kundër COVID-19 është falas

Dorëzimi i parë i 2,400 dozave të vaksinave Sputnik V arriti në Serbi më 30 dhjetor.

Agjencia serbe për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore (ALIMS) njoftoi një ditë më vonë se importi ishte aprovuar dhe se ajo kishte përmbushur kushtet ligjore për përdorim.

Serbia dhe Bjellorusia janë vendet e para në kontinentin evropian që janë furnizuar me këtë vaksinë. Vaksina ruse ende nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) apo Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta rras lala: 07/01/2021 01:40

    Prandaj Rusia ka numurin me te larte te infektimeve dhe vdekjeve sepse po vaksinohet me vaksinen Spurdhjak V

    Përgjigju
  • PaEmer: 06/01/2021 21:50

    Interesi per te verteten eshte i perbashket, prandaj hulumtoni te gjithe te gjeni te verteten, ne menyre qe te ndihmoni vetveten, familjet, miqet,...thjeshte njerzimin!!! United World Patriots!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'