Serbia i hap dyert investitorëve nga
Kosova, privatizohen 2000 kompani

Serbia i hap dyert investitorëve nga<br />Kosova, privatizohen 2000 kompani
Serbia i hap dyer investitorëve kosovarë dhe bizneseve të tyre. lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave disa prej ndërmarrjeve serbe mund të privatizohen nga sipërmarrësit nga Kosova, pasi Beogradi i ka hapur dyert investitorëve kosovarë dëshirojnë të marrin pjesë në procesin e privatizimit në Serbi.

Sipas mediave kosovare procesi i privatizimit në Serbi është në raundin e fundit ku janë parashikuar të privatizohen afër 2000 ndërmarrje të sektorëve të ndryshme në këtë vend.

Duke cituar Nexhat Behlulin , koordinator për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Komunën e Bujanocit, i cili është edhe i autorizuar nga Agjesia e Privatizimit serb për të gjetur sipërmarrës në këtë proces, ka thënë se e tëra kjo është një mundësi që t’i inkurajojnë edhe bizneset kosovare për të marrë pjesë në këtë proces i cili mund të jetë i rëndësisë së veçantë në dimensione të shumta.

Ai po ashtu në takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, dorëzoi edhe regjistrin final me informacione të nevojshme për kompanitë nga Serbia që janë në këtë raund të privatizimit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, theksoi se bashkëpunimi ekonomik është i rëndësisë së veçantë me të gjitha shtetet dhe në veçanti me Serbinë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!