Serbia, i pari vend evropian që do të prodhojë vaksinën kineze kundër COVID-19

Serbia, i pari vend evropian që do të prodhojë vaksinën kineze kundër COVID-19

Serbia do të bëhet vendi i parë evropian që do të prodhojë vaksinën kineze Sinopharm kundër COVID-19, njoftoi të enjten Presidenti Aleksandër Vuçiç. Vendi do të nënshkruajë marrëveshjen për të ndërtuar një fabrikë të bashkë financuar nga Kina dhe Emiratet Arabe brenda dy javëve të ardhshme, tha presidenti vendas.

"Ne do të fillojmë prodhimin e vaksinës nga 15 tetori," tha Vuçiç.

Njoftimi u bë pas një vizite në vend nga Princi i Kurorës së Abu Dhabi-t Mohammed bin Zayed al Nahyan.

Serbia,  edhe pse një vend kandidat për anëtrësim në BE, mban marrëdhënie të ngushta diplomatike dhe ekonomike me Moskën dhe Pekinin dhe ka përdorur porositë për vaksinat kineze Sinopharm dhe ruse Sputnik V për të vaksinuar 1.5 nga 7 milion banorët e saj deri më tani.

Vuçiç tha se vaksinat e prodhuara nga Serbia mund të dorëzohen "edhe me kosto më të ulët" në vendet e tjera në rajon.

Sinopharm është miratuar për përdorim në 20 vende, tre nga të cilët gjenden në Evropë: Bjellorusia, Serbia dhe Hungaria.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat