Serbia i shpall ‘luftë’ Australisë, i privon përgjithmonë lejen për nxjerrjen e mineralit të rëndësishëm! Ngrihen dyshime të forta: A ka të bëjë me Djokoviç?

Serbia i shpall ‘luftë’ Australisë, i privon përgjithmonë lejen për nxjerrjen e mineralit të rëndësishëm! Ngrihen dyshime të forta: A ka të bëjë me Djokoviç?

Novak Djokoviç

Tensionet midis Serbisë dhe Australisë janë përshkallëzuar pasi Beogradi “shkatërroi” planet e Rio Tinto kompanisë anglo-australiane për nxjerrjen e litiumit.

Qeveria e Serbisë ka vendosur të revokojë përgjithmonë lejet për nxjerrjen e litiumit, mineralit të rrallë që konsiderohet strategjik për të ardhmen.

Vendimi i Serbisë është interpretuar si “përgjigje” për trajtimin e tenistit Novak Djokovic, pasi qeveria austaliane ka penguar pjesëmarrjen e tij në “Australians Open” duke e cilësuar si mashtrues dhe për shkak të mungesës së vaksinës anti-COVID.

Dialogu mes qeverisë serbe dhe Rio Tinto-s datojnë në vitin 2006: Në qendër të diskutimit është një zonë përgjatë lumit Jadar, në pjesën jugore të vendit, pranë kufirit me Bosnjën. Në malet e zonës, ekspertët kanë identifikuar një depozitë të madhe litiumi, një mineral i konsideruar strategjik për përdorime të shumta, ku kryesori është ndërtimi i baterive për makinat elektrike. Kërkesa është vazhdimisht në rritje.

Në vitin 2021 çmimi i litiumit u rrit me 437%. Në rajonin e Jadarit, litiumi është me bollëk, rreth 136 milionë tonë, një nga rezervat më të mëdha në planet.

Rio Tinto në 2021 korrik ka investuar 2.5 miliardë

Rio Tinto fillon dialogun me Beogradin: Në korrik të 2021 vjen për të vënë në jetë investimin prej 2.5 miliard eurosh për të inauguruar aktivitetin minerar në 2027.

Protestat kundër hapjesë së minierave janë rritur ndjeshëm, për dëmtimin e mjedisit, ndotjen e ujit dhe shpyllëzimi.

Qeveria serbe është nën presion kjo për shkak se zgjedhjet po afrohen dhe ka hyrë në dialog me Brukselin për anëtarësim në BE.

Më pas “shpërthen” rasti i Djokovic, i cili dëbohet nga Australia më 16 janar.

Çfarë ndodhi më 20 janar? Më 20 janar, katër ditë më vonë, Beogradi njoftoi se koncesioni për Rio Tinto është tërhequr, projekti do të dështojë pavarësisht vlerës së tij ekonomike dhe strategjike.

"Gjokoviç nuk shkeli asnjë rregull apo ligj, por erdhi në Australi me vullnetin për të luajtur tenis, por iu mohua e drejta pa vullnetin e tij, në një lojë politike," thotë ministri i jashtëm serb Staroviç .

Tenisti numër 1 i botës Novak Djokovic u pengua nga Australia për të marrë pjesë në kompeticionin e ‘Australian Open’, pasi serbi ishte i pavaksinuar, një kusht që kërkohet për këdo që hyn në këtë shtet. Edhe pse tenisti shkoi në gjyq gjykata në rastin e dytë vendosi përfundimisht t’i japë të drejtë shtetit Australian, duke acaruar tifozët e Djkovic, por më tepër shtetin serb dhe babin e sportistit. Këta të fundit akuzuan Australinë se kanë trajtuar me kushte ç’njerzore sportistin, i cili pas kthimit u prit si hero në Serbi.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • serge: 28/06/2022 10:15

    INAT KIJE POR JEPI HAKUN ,VENDSOIN VETE PER FATET E TYRE JO SI KETA TANET .....

    Përgjigju
  • Turi: 05/02/2022 15:39

    Shtet qe per qytetaret e vet nuk te fal dhe bravo i qofte jo si keta sahanlepiresit tane qe per interesat e veta shesin dhe nenen e tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton