"Serbia jo më problem, Shqipëria
frikë nga vetoja e Greqisë në BE"

frikë nga vetoja e Greqisë në BE"">
Tensionet e fundit mes Tiranës dhe Athinës sa i përket kufijve detarë, kanë marrë dhe vëmendjen e mediave gjermane. E përditshmja “Der Standard”, duke i bërë një analizë se si nisën tensionet e si arritën deri në këtë pikë, shkruan se tani Tirana ka frikë se Greqia mund të vendosë veton sa i përket pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Serbia nuk është një problem për Shqipërinë. Tirana duket se është më e shqetësuar për shkak të Greqisë. Të enjten e kaluar, u takuan në Tiranë kryeministër i Serbisë, i Maqedonisë dhe Kosovës me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama. E ndërsa ky i fundit artikuloi fjalë të ashpra në drejtim të Athinës”, shkruan Der Standard.
 
Në analizën e të përditshmes gjermane theksohet se Greqia mund të bllokojë Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, si ajo po bën me Maqedoninë. 

Der Standard kujton se dy vendet janë në luftë edhe në ditët e sotme, duke kujtuar ligjin grek të 1940 që ky vend është në luftë me Shqipërinë. Ajo që i hodhi më shumë benzinë zjarrit sipas gazetës gjermane është dhe vendosja e Shpëtim Idrizit, kryetar i çamëve, si nënkryetar i Kuvendit. Sa i përket vizitës së kryeministrit të Serbisë në Tiranë, Der Standard e cilëson si pozitive.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve