Serbia krijon grupin parlamentar të miqësisë me Shqipërinë, Ruçi letër falenderuese: Mundësi për stabilitet

Serbia krijon grupin parlamentar të miqësisë me Shqipërinë, Ruçi letër falenderuese: Mundësi për stabilitet

Në Parlamentin e Serbisë është krijua Grupi i Miqësisë me Shqipërinë në Asamlenë Kombëtare të Serbisë. Në kuadër të krijimit të këtij grupi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër falenderuese homologes së tij në Serbi, Maja Gojokoviç.

Ruçi në letrën falenderuese shkruan se Grupet Parlamentare të Miqësisë si ky si u krijua, promotorë të zhvillimit e progresit. Më pas Ruçi shkruan se bashkëpunimi i sinqertë Shqipëri-Serbi garanton stabilitetin për rajonin.

Letra e plotë e Ruçit:

“Me kënaqësi mora lajmin për krijimin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Serbi-Shqipëri në Asamblenë Kombëtare të Serbisë. Gjej rastin t’Ju falenderoj për këtë inisiativë dhe t’i uroj Grupit të Miqësisë një veprimtari të frytshme, në përmbushjen e misionit të tij. Dëshiroj gjithashtu t’Ju informoj se në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë funksionon prej vitesh Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Serbi, i cili ka kontribuuar në zgjerimin e kontakteve dhe të bashkëpunimit ndërparlamentar. Grupet Parlamentare të Miqësisë përbëjnë një mundësi më shumë për intensifikimin e marrëdhënieve midis institucioneve të të dy vendeve tona dhe kontakteve e miqësisë midis qytetarëve që ne përfaqësojmë. Shpreh bindjen time se bashkëpunimi vizionar dhe i sinqertë midis Shqipërisë dhe Serbisë do të shërbejë si një faktor i rëndësishëm për prosperitetin, paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.”, shkruhet në letrën e falenderimit të Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, dërguar Kryetares së Parlamentit të Serbisë Maja Gojković."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fiqiriu: 03/08/2019 14:33

    Pak rendesi ka rendesi ka futja ne BE dhe prani i I ZGJEDHJEVE te 13 tetorit

    Përgjigju
    • Taipi dhe nuk ta zbriti: 03/08/2019 16:11

      PASKE NGRËN FASULE MË DUKET. ZGJEDHJET U BËN, KUSH ISHTE ISHTE, KUSH NUK ISHTE LE TË FRY SYTË

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë