Serbia kujtohet me vonesë, lëshon
flet-arresti për Ivan Bogdanov

Serbia kujtohet me vonesë, lëshon<br />flet-arresti për Ivan Bogdanov
Autoritetet serbe kane lëshuar flet-arrest për huliganin e njohur serb, Ivan Bogdanov, pas futjes në fushën e blertë në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Sipas mediave në Beograd, policia serbe është në kërkim të tij.

“Për shkak të hyrjës në fushë, prokurori përfundimisht mund ka ngritur aktpadi kundër Bogdanovit për shkak të nxitjes së dhunës në ngjarje sportive. Për shkak të hyrjës së fushë të Bogdanovit dhe huliganëve tjerë, FSS-së i janë marrë tri pikë dhe dënim prej 100 mijë eurosh dhe zhvillimin e dy ndeshjeve pa shikues”, shkruan e përditshmja serbe Blic.

Bogdanov

Ivan Bogdanov, anëtar i grupit të tifozëve të Crvena Zvezdës “Ultra Boys” nga Senjaka, është i njohur edhe për incidentin në Gjenova të Italisë në vitin 2010, kur u ndërpre ndeshje ndërmjet Italisë dhe Serbisë.

Në këtë ndeshje ai dogji flamurin e Shqipërisë, ndërsa për këtë u dënua me tre vjet burg dhe pesë vjet ndalim për hyrje në vendet e BE-së. Bogdanov dënimin e vuajti në një burg grash, pas frikës nga shqiptarët  në burgjet Italiane.
 
 
bogdanov

























Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë