Serbia kundër pranimit të Kosovës
në Komitetit Olimpik Ndërkombëta

Serbia kundër pranimit të Kosovës<br />në Komitetit Olimpik Ndërkombëta
Serbia ka dënuar vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të njohur përkohësisht Komitetin Olimpik të Kosovës.

“Komiteti Olimpik serb dënon me forcë dhe kundërshton vendimin për të shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Komitetit Olimpik të Kosovës. Sipas udhëzimeve nga institucionet zyrtare serbe, Komiteti Olimpik serb do të merret me këtë çështje”.-ka qenë reagimi i autoriteteve ruse.
 
Reagimi erdhi një ditë pasi Komiteti Olimpik i dorëzoi njohjen e përkohshme Komitetit Olimpik kosovar, 6 vite e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë së saj. Ky veprim do të mundësonte anëtarësimin e plotë të Kosovës në këtë organizatë në mbledhjen e ardhshme që do të mbahej në muajin dhjetor.
 
Kjo do të lejojë atletët e Kosovës të marrin pjesë në Lojërat e Para Olimpike në Rio de Janiero në vitin 2016 si dhe takime të tjera. Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia në shkurt të viti 2008 dhe është njohur si shtet i pavarur nga 108 vende anëtare të OKB-së duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Turqia.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot