BEOGRAD- Gjykata Speciale serbe në Beograd liron 5 nga 8 shqiptarët e arrestuar në 4 Maj të këtij viti nën akuzën e krimeve të luftës.
Sic raporton PreshevaNEWS të liruarit sot nga gjykata janë ish ushtarë të UCPMB ndërsa Prokuroria serbe I akuzonte ata për krime lufte. Shqiptarët vuanin dënimin në burgun e beogradit.
Mësohet se shqiptarët e liruar janë Sherif Abdyli coordinator i OSBE për luginën e Preshevës dhe Nadir Sefedini në fshatin Tërnoc. Janë liruar gjithashtu Elhami Saliu nga fshati Breznicë, Mustafa Limani dhe Sevdail Emërllahu. Ndërkohë vec akuzave për krime lufte prokuroria i fajësonte ata dhe për armëmbajtje pa leje dhe pengim të xhandarmërisë në aksionin e arrestimeve.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com