Serbia dhe Maqedonia kanë nisur kufizimin e hyrjes së refugjatëve, duke lënë qindra njerëz të bllokur në kufij. Melita Sunjiq, zëdhënëse e Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), ka thënë se autoritetet serbe “lejojnë të hyjnë vetëm refugjatët nga Afganistani, Siria dhe Iraku”.
“Ato po i kthejnë prapa në Maqedoni të gjithë të tjerët”,ka shtuar Sunjiq. Sipas saj, edhe Maqedonia ka ndaluar refugjatë nga disa vende, përfshirë Liberinë, Marokun, Pakistanin, Shri Lankën dhe Sudanin.
Organizata joqeveritare e Maqedonisë LEGIS ka thënë po ashtu se Maqedonia lejon brenda vetëm irakianët, afganët dhe sirianët.
Këto tri nacionalitete përbëjnë shumicën e qindra-mijëra emigrantëve që tashmë kanë arritur në Evropë përmes rrugëve të Ballkanit. Shqetësimet në rajonin e Ballkanit janë rritur pas lajmeve se së paku njëri nga sulmuesit e Parisit mund të ketë arritur në Evropë duke u përzier me refugjatë. Evropa po përballet sivjet me numrin më të madh të migrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore.
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com