Zgjedhjet e trefishta në Serbi, mbyllet procesi i votimit! Shqiptarët pretendojnë minimalisht 3 deputetë! Rezultatet e para flasin në favor të Vuçiç

Zgjedhjet e trefishta në Serbi, mbyllet procesi i votimit! Shqiptarët pretendojnë minimalisht 3 deputetë! Rezultatet e para flasin në favor të Vuçiç

Foto ilustruese

Zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet për Kuvendin e Beogradit dhe 13 qytete e komuna të tjera janë mbajtur sot në Serbi, ndërsa qendrat e votimit janë mbyllur në orën 20:00. Të drejtën e votës e kanë ushtruar 54.82 %, që është më i larti në 6 vitet e fundit. Ndryshe, serbët e Kosovës kanë votuar në katër qendra të ndryshme të votimit në Serbi pasi që qeveria e Kosovës nuk ka lejuar që të zhvillohen zgjedhjet serbe në territorin e saj.

Serbia votoi sot për zgjedhjet presidenciale, me presidentin populist Aleksandar Vuçiç, i cili mburret për lidhjet e tij personale me presidentin rus, Vladimir Putin teksa Rusia vazhdon pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, që pritet të fitojë një mandat tjetër pesëvjeçar në krye të shtetit. Ndwrsa rezultatet e para flasin pwr njw fitore tw Vuçiç. Gjithashtu u votua edhe për zgjedhjet parlamentare, në të cilat, Partia Përparimtare Serbe (SNS) po ashtu pritet të dominojë. Njëkohësisht po mbahen zgjedhjet lokale për disa komuna, përfshirë edhe për kryeqytetin serb, Beogradin. 

Në zgjedhjet parlamentare serbe morrwn pjesë edhe partitë shqiptare, të cilat do të garojnë me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare me gjithsej 20 kandidat dhe pretendojnë të kenë tre deri në katër deputetë.

Ndërkohë vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Serbi, më shumë se 6,000 qytetarë shqiptarë që jetojnë në Serbi janë hequr nga listat e votuesve. Një veprim që aktivistët dhe studiuesit thonë se është për bërë për shkak se janë shqiptarë etnikë

Gjithashtu në Luginën e Preshevës shqiptarët bojkotuan votimin për Vuçiç, kjo për shkak se sipas tyre kreu i shtetit nuk i përfaqëson ata. Nëpër qendrat e votimit në Preshevë e në Bujanovc, komuna këto të banuara me shumicë shqiptare rreth 20 % e atyre të regjistruar votuan.  

Pesë vjet pasi fitoi mandatin e parë si president, Vuçiç vazhdon të jetë forca dominuese në Serbi, duke predikuar paqe dhe stabilitet në një kohë kur Evropa po përballet me konfliktin më të madh që prej Luftës së Dytë Botërore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:56
Shqiptarët bojkotojnë Vuçiç, në Luginën e Preshevës kutitë e zgjedhjes së presidentit mbetën bosh

Numër i vogël i shqiptarëve ushtruan të drejtën e tyre të votës në Serbi gjatë së dielës. Nw Luginwn e Preshevws shqiptarët bojkotuan këto të fundit, kjo për shkak se sipas tyre kreu i shtetit nuk i përfaqëson ata.

Nëpër qendrat e votimit në Preshevë e në Bujanovc, komuna këto të banuara me shumicë shqiptare rreth 20 përqind e atyre të regjistruar votuan. Shqiptarët që jetojnë në Serbi garuan me dy lista në zgjedhjet parlamentare, atë të Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar me në krye Shaip Kamberin dhe Alternativën e Shqipërim Arifit. Lista e Kamberit bojktoi votimin për president, ndërkohë që Arifi votoi edhe në zgjedhjet presidenciale.

Ora 08:23
Zgjedhjet serbe, shqiptarët pretendojnë minimalisht 3 deputetë

1648967038_2775505226710107306227982610550066161240114n600x360.jpg

Në këto zgjedhje të Serbisë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garojnë me dy lista dhe pretendojnë të kenë tre deri në katër deputetë.

Ndërkohë, është shkruar se vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Serbi, më shumë se 6,000 qytetarë shqiptarë që jetojnë në Serbi janë hequr nga listat e votuesve. Një veprim që aktivistët dhe studiuesit thonë se është për bërë për shkak se janë shqiptarë etnikë, shkruan Euractiv.

Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar që serbët që jetojnë në vendin tonë të votojnë sikurse viteve të mëhershme, duke thënë se duan ta zbatojnë Kushtetutën e Kosovës. Serbëve iu është dhënë mundësia të votojnë në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, gjë që nuk është pranuar nga Beogradi, i cili ka caktuar dy qendra të votimit për serbët e Kosovës, atë në Rashkë dhe në qytetin e Bujanocit.

 

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 07/04/2022 08:23

    Po te largonin percarjen,shemtin tradicionale dhe prioritetin ndaj besimit fetare,sot Lugina do i kishte se paku tre deputet ne sallen e Kuvendit te Serbise.Po fatkeqesine e sollom ne vet e na "ndihmuan"duke na lavdruar per besimtare, edhe serbet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë