Bashkimi evropian mund ti ndërpresë rrugën për anëtarësim serbisë për shkak të rusisë. Kërcënimi ka ardhur nga sekreetari i përgjithshëm I ministrisë së jashtme së Estonisë Jonatan Vseviov i cili foli për Financial Times.

Zyrtari i lartë estonez, konfirmon se BE e ka paralajmëruar Aleksandër Vuçiç që të mos marrë pjesë në paradën e 9 Majit në sheshin e kuq në Moskë, ku zhvillohet parada e përvitshme e fitores ndaj nazizmit.

Disa verpime kanë kosto thotë Vseviov, i cili shton se BE duhet të jetë I qartë për këtë dhe se pasojat ndaj serbisë mund të shkojnë deri në mospranim në BE.

Politika e jashtme serbe mbetet e dyzuar, pasi në të njëjtën kohë tenton të mbajë marrëdhënie të mira edhe me BE edhe me Rusinë, ndërsa nuk I është bashkuar perëndimit në sanksionet ndaj moskës.