Serbia nën masa të rrepta për
vizitën e Ramës, si Putin e Clinton

Serbia nën masa të rrepta për<br />vizitën e Ramës, si Putin e Clinton
Serbia do të ketë masa të rrepta sigurie gjatë vizitës që kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të zhvillojë më 10 nëntor në Beogradin zyrtar. Media serbe Kurir, shkruan duke cituar burime nga policia, se masat do të jenë po aq të larta sa kur vendin e vizituan presidenti rus Vladimit Putin, apo zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Joe Biden dhe Hillary Clinton.
 
Për sigurinë e kreut të qeverisë shqiptare, sipas mediave serbe, do të angazhohen mijëra policë ndonëse nuk është specifikuar ende nëse Rama mund të ecë në këmbë, çka mund të kërkojë masa shtesë sigurie. Sipas axhendës të palës shqiptare, kryeministri Rama do të kalojë natën në Beograd në Hotelin “Hyatt”, por axhenda dyditore e cila parashikon dhe vizitën në Preshevë, ende nuk është konfirmuar nga Beogradi zyrtar, edhe pse mbeten vetem 3 dite nga vizita.

putin biden


Marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve u tensionuan më tepër me incidentin e fundit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, çka u bë shkak për shtyrjen e vizitës së Ramës e cila ishte planifikuar për më 24 tetor.
 
Kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar në Serbi pas 67 vjetësh.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë