Serbia notë proteste, Rama
'mbron' Berishën për Preshevën
Qeveria serbe i dërgon notë proteste qeverisë shqiptare në lidhje me qëndrimin e mbajtur për heqjen e përmendores në Preshevë. Berisha tha në mbledhjen e grupit PD (21 janar) se do shqyrtojë marrëdhëniet me Beogradin.Rama shkruan në Twitter: Qeveria serbe s'ka gojë të ankohet për çfarë thuhet në Shqipëri. (Në foto, ekskavatori duke hequr lapidarin e UÇPMB-së, 20 janar Lugina e Preshevës)
TIRANE - Qeveria serbe i dërgoi sot notë proteste qeverisë shqiptare në lidhje me qëndrimin e mbajtur për heqjen e përmendores së UÇPMB-së nga autoritetet serbe në Luginën e Preshevës. Nota e protestës, e cila i është përcjellë sot Ministrisë sonë së Punëve të Jashtme, i referohet në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndrimit të Kryeministrit Berisha një ditë pas heqjes së lapidarit, i cili duke dënuar këtë veprim tha në mbledhjen e grupit të PD se do të rishikohen marrëdhëniet me Beogradin.
Por edhe pse nga kryeministria nuk ka ardhur një reagim zyrtar në lidhje me notë protestën e qeverisë serbe, në mënyrë indirekte “mbrojtja” ka ardhur nga kundërshtari politik i Berishës, nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Kryesocialisti shkruan në profilin e tij në rrjetin social Twitter, se Serbia nuk duhet të ankohet për çfarë thuhet në Shqipëri kur vepron si në Preshevë. “Qeveria serbe s’ka gojë të ankohet për çfarë thuhet në Shqipëri, kur Serbia vepron si në Preshevë! Të keqen Serbia e ka brenda jo jashtë”, -shkruan Rama në Twitter.
DEKLARATA E QEVERISE SERBENë deklaratën e qeverisë serbe theksohet se “fjalori që është përdorur në reagimin e Qeverisë së Shqipërisë nxit direkt aktivitetet e mëtejshme të orientuara në destabilitetin e situatës në jug të Serbisë, por edhe në rajon, në vendet fqinje të banuara me shqiptar”.
“Akuzat e orientuara kundër Qeverisë së Serbisë janë në kundërshtim të plotë me bindjet e dhëna personalisht nga ana e kryeministrit shqiptar, Berisha, gjatë vizitës së paradokohshme të Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Mërkiç në Tiranë, se Shqipëria është e gatshme të shpalosë një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve”, thuhet në deklaratë.
“Arsyetimi i retorikës së zjarrtë me brengosje për pozitën e pakicës kombëtare shqiptare në jug të Serbisë, paraqet manipulim të vrazhdë”,-thuhet në deklaratë duke shtuar se “mbrojtja e pakicës shqiptare te të gjitha pakicave tjera në Serbi është në harmoni me standardet më të larta ndërkombëtare, shumë më tepër nga ato që zbatohen ndaj pakicave kombëtare që jetojnë në vet Shqipërinë”.
Ndërkaq qeveria serbe i kërkon autoriteteve shqiptare që të ndërmarrin masa serioze që të sigurohet mbrojtja e të gjitha komuniteteve në harmoni me standardet ndërkombëtare në fuqi”
“Nga Shqipëria, si shtet i cili si prioritet të vetin e thekson pranimin e vlerave evropiane dhe anëtarësimin në BE, presim që vërtetë edhe të sillet në harmoni me prioritetet e proklamuara dhe me aksionet e veta të mos kontribuojë në stabilitetin e situatës në vendet fqinje”, theksohet në fund të deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Serbisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
16%
-
Jo
78.6%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 257
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21