Një mot i paqëndrueshëm ka përfshirë Serbinë. 3 persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë.

Mediat raportojnë se një burrë u godit nga rryma elektrike, gjatë një stuhie në Bačka Palanka. Një djalë 12-vjeçar vdiq në Novi Sad. Dhe një grua vdiq nga flakët e zjarrit në Kovačica, i cili shpërtheu pasi rrufeja goditi një pemë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Republikës, paralajmërimet për stuhi të forta, rrebesh dhe breshër janë ende në fuqi.