Serbia planifikon vaksinimin e 11 mijë personave deri në fund të javës

Serbia planifikon vaksinimin e 11 mijë personave deri në fund të javës

Serbia ishte ndër shtetet e para  në Evropë që pak ditë më parë nisi procesin e vaksinimit me vaksinën e Pfizer dhe Ana Branbic u bë kryeministrja e parë që u injektua publikisht.

Pas marrjes së dozave të para, autoritetet serbe bëjnë me dije se gjatë ditës së hënë në Serbi mbërritën 19500 doza të tjera të vaksinës Pfizer dhe pritet që në qendrat e vaksinimit  të injektohen rreth 11 mijë punonjës shëndetësorë.

Mirsad Djerlek kryetari i komitetit për imunizimin bëri me dije se gjatë javës Beogradi pritet të përdorë edhe 2400 doza të vaksinës ruse "Sputnik V".

“Shpresoj që sot dhe në katër ditët e ardhshme, rreth 11.000 njerëz, përfshirë 8.500 punonjës shëndetësorë dhe 2.500 njerëz në shtëpitë e pleqve do të marrin vaksinën”, i tha Gjerlek televizionit TV Prva. Sipas tij, siç raporton agjencia Beta, vaksinimi fillon sot (5 dhjetor) në 20 pika në Beograd si dhe qendrat klinike në Novi Sad, Kragujevc dhe Nish dhe do të vazhdojë të premten, të shtunën dhe të dielën në shtëpitë e pleqve si dhe në të paktën dhjetë deri në 15 spitale të përgjithshme.

Djerlek tha se interesi është shumë më i lartë se sa pritej dhe vuri në dukje se është një shenjë e mirë që njerëzit në Serbi e kanë kuptuar se pa një vaksinë një fatkeqësi e tillë si COVID 19 nuk mund të kapërcehet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'