Presidentja kosovare Atifete Jahjaga është ftuar për të marrë pjesë në Beograd nga Komisioni Trelateral i Komisionit Europian. Jahjaga është ftuar në cilësinë e Presidentes së Republikës së Kosovës.
 
Konferenca do të mbahet në kryeqytetin serb, Beograd nga 31 tetori deri më 2 nëntor. Pjesë e kësaj konference do të jenë edhe 180 liderë të tjerë të fushave të ndryshme.
 
“Kjo është hera e parë që Komisioni takohet me liderët e rajonit në një histori 48-vjeçare në Europë, ku janë të pranishëm 180 liderë, opinionistë të fushave të ndryshme nga politika, komuniteti i biznesit, media si dhe akademikë”, thuhet në ftesën dërguar presidentes e të nënshkruar nga Kryetarit të Komisionit për marrëdhënie Trilaterale të Eurpoës, Jean Claude Trichet. 


ftesa jahjaga













































Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)