Serbia provokon në Katar, e shpalos hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb

Serbia provokon në Katar, e shpalos hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb

Pamje nga Katari

Serbia dje pësoi humbje me rezultat jo aq të lartë nga Brazili. Por për asnjë moment nuk qe kundërshtar i denjë për sambën braziliane, të cilët e dominuan që nga fillimi deri në fund. Madje, serbëve nuk u dhanë zemër as thirrjet nacionaliste e as flamuri krejtësisht i papranueshëm që ata shpalosën në tribuna nga tifozët e siç raportojnë mediat edhe në dhomën e zhveshjes.

Serbia zgjodhi të provokojë në Kupën e Botës “Katari 2022”, që me shumë gjasë është ngjarja më e shikuar aktualisht në glob. Ajo zgjodhi të thyej edhe rregullat e FIFA-s që ndalojnë të gjitha shfaqjet politikisht jo korrekte në tribuna e fushë gjelbër.

Mbi hartën e Kosovës, republikës së pavarur e sovrane kosovare, ata vendosën flamurin serb duke shkruar mbi një mbishkrim provokues e skandaloz.

“Nuk ka dorëzim” – ishte shkrimi që kombëtarja serbe zgjodhi të vendoste mbi Kosovën e “lyer” me ngjyrat e flamurit serb.

Por ngjyra e zezë e mbishkrimit duket t’i jenë përshtatur bukur e mirë ndeshjes së djeshme. “E zezë dita” ishte për Serbinë dje në Katar. Ajo u dorëzua përball makinerisë futbolliste braziliane, ndonëse mesazhi i serbëve ishte se “nuk ka dorëzim.

Ndër të parët (nëse jo krejt i pari) që reagoi kundrejt këtij mesazhi skandaloz ishte Petrit Selimi, ish zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në shkrimin e tij në Tëitter, z.Selimi kritikoi FIFA-n, shtëpinë më të madhe të futbollit.

“S’ka politikë? FIFA ua ndalon ekipeve evropiane që të kenë shirita krahu për të drejtat e njeriut “OneLove”, prapëseprapë zhveshtorja e ekipit serb e stolisur me hartën e Kosovës, me flamurin serb e me thirrjen “Jo Dorëzim” të mbivendosur. Kosova është anëtare e barabartë e FIFA-s, njerëz. E turpshme.”, shkroi z.Selimi duke e etiketuar FIFA-n.

Ndërsa një qytetar me emrin e llogarisë së Tëitterit Admirim, ka shkruar gjatë për këtë punë, duke shpjeguar ngjarjen dhe duke e etiketuar FIFA-n.

“Ekipi kombëtar i Serbisë duke promovuar një sllogan shovenist që është qenësisht një thirrje për gjenocid në Kosovë. E pështirë, tmerruese, e pafalshme”, shkroi fillimisht z.Admirimi, që është një nga përkrahësit e mëdhenj të Kosovës në Twitter.

“Kosova është një anëtare e plotë dhe e barabartë e FIFA-s. Ne duhet të reagojmë shumë për këtë”, e vazhdoi ai shkrimin.

“1. Ekipi i Serbisë duhet të ndëshkohet. Teksti shovenist serb ose imazhet për Koosvën duhet të ndalohen në të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës të Serbisë, edhe në edhe jashtë fushës”, shkroi ai.

Ndërsa Andi Haxhiu, studiues, që është edhe djali i gazetarit të njohur, Baton Haxhiu, e sqaroi edhe më tutje ngjarjen në gjuhën angleze.

“Një baner krejtësisht ksenofobike, fashiste dhe shoviniste e varur në dhomat e zhveshjes së ekipit kombëtar të Serbisë para ndeshjes së tyre sot në botëror. Ky baner është një simbol politik i një retorikë të kahershme serbe që çoi në spastrim etnik në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998/99”, shkroi Haxhiu.

Edhe më tutje nuk ka ndonjë reagim nga ndonjë prej zyrtarëve të lartë shtetëror dhe as nga FIFA.

Kujtojmë që Serbia është në grup me Zvicrën, ku luajnë edhe disa futbollistë shqiptarë përfshirë dy yjet Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Madje këtyre dyve u është ndaluar të festojnë me "shqiponjën dy krenare" në këtë botëror, dhe ishin dënuar me gjobë të majme për festën e ngjashme në botërorin e kaluar./Nacionale

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg