SERBI-Gjykata Speciale në Beograd ka rrëzuar kërkesën e Malit të Zi për ekstradimin e shtetasit serb, Predrag Bogqeviç, i cili dyshohet nga autoritetet e malazeze për përfshirje në planifikimin e grushtit të dështuar të shtetit në tetor të vitit të kaluar.
 
Kërkesa për ekstradim është bërë nga ministira e Drejtësisë e Malit të Zi, e cila më herët ka kërkuar gjithashtu edhe ekstradimin e shtetasit tjetër serb, Nemanja Ristiç, kërkesë që është refuzuar më 10 shkurt.
 
Prokuroria e Malit të Zi është duke hetuar një grup prej 18 shtetas serb, mes të cilëve janë edhe dy shtetas rus, për si përket planifikimit të grushtit të shtetit.
 
Prokuroria malazeze dyshon se grupin prej 18 personash është pjesë e një komplotit për  vrasjen e ish-kryeministrit, Millo Gjukanoviq, në mënyrë që t'i hapnin rrugën ardhjes në pushtet të opozitës.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com