Zëvendës Presidenti i Federatës Serbe të futbollit, Ivan Çurkovic, ka paralajmëruar tifozët serbë për një përjashtim të mundshëm të Serbisë nga UEFA,nga tre deri në pesë vjet.
Janë pikërisht rastet e shpeshta të dhunës së tifozëve serbë në stadium ato që mund të shërbejnë si shkak i këtij dënimi nga UEFA.
Paralajmërimi vjen në prag të mbledhjes së Komisionit të Arbitrazhit Sportiv, në Lozanë të Zvicrës, por dënimi nuk ka të bëjë me vendimin e Komisionit.
Këtë dënim e rrezikojnë edhe Federata Kroate dhe ajo Malazeze, të cilat kanë shënuar një numër të lartë precedentësh të dhunës gjatë ndeshjeve.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com