Serbia, rriten rastet e reja me COVID-19 pavarësisht fushatës intensive të vaksinimit

Serbia, rriten rastet e reja me COVID-19 pavarësisht fushatës intensive të vaksinimit

Për më shumë se një muaj Serbia është përdorur si shembull i një vendi që ka sukses me fushatën e saj të vaksinimit të koronavirusit, pasi më shumë se 1 milion persona kanë arritur të marrin të paktën një dozë vaksine.

Vendi është i vetmi shtet evropian që deri më tani u mundëson qytetarëve të drejtën për të zgjedhur mes katër vaksinave të ndryshme: Sinopharm të Kinës, Sputnik V të Rusisë, Pfizer dhe Biontech dhe AstraZeneca, ndërkohë që është në pritje edhe vaksina e Moderna.

Megjithatë suksesi në fushatën e vaksinimit nuk po përkthehet në më pak raste të reja, pasi nga reth rreth 1.000 deri 1.500 infeksione të reja  që regjistroheshin çdo ditë,  tani ky numër qëndron në më shumë se 4,000.

Duke detyruar kështu qeverinë të marrë masa të reja kufizuese nga mesdita e së Shtunës deri në 6 të mëngjesit të së hënës, vetëm farmacitë, dyqanet ushqimore dhe pikat e karburantit  do të jenë të hapura.

Një vendim mbi masat e mëtejshme do të merret të hënën, thanë zyrtarët. Masat kufizuese në fuqi para kësaj fundjave, ishin shkurtimi i orëve të hapjes së kafeneve dhe restoranteve, mbajtja e distancës shoqërore, mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse brenda dhe ndalimi i tubimeve të më shumë se pesë personave. Megjithatë kjo e fundit është shkelur vazhdimisht, në rast ceremonish apo festash.

Shkeljet e masave kufizuese dhe moskujdesia e shumë qytetarëve pas ardhjes së vaksinave besojnë ekspertët janë shkak për rritjen e vazhdueshme të rasteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro