Serbia synon të kthejë në Kosovë
11 mijë refugjatë nga Mali i Zi
Gjatë një vizite të cilën kryetari i listës “Srpska”, Sllavklo Simiq, ua ka bërë refugjatëve serbë në Mal të Zi, këta të fundit kanë kërkuar të kthehen në Kosovë, “ndoshta jo në Gjakovë, Deçan e Pejë, por në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq e Graçanicë”
Gjatë një vizite të cilën kryetari i listës “Srpska”, Sllavklo Simiq, ua ka bërë refugjatëve serbë në Mal të Zi, këta të fundit kanë kërkuar të kthehen në Kosovë, “ndoshta jo në Gjakovë, Deçan e Pejë, por në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq e Graçanicë”.
Tani kur janë duke u zhvilluar me intensitet të shtuar punimet në ndërtimin e vendbanimit “Lugina e diellit”, serbët janë në kërkim të familjeve serbe që do të duhej të ktheheshin për të jetuar në këtë vendbanim, për të cilin Serbia investon mbi 5 milionë euro.
Në këtë vendbanim me 300 shtëpi, ku do të vendosen 1500 serbë, kryesisht refugjatë që jetojnë në Serbi, por njëkohësisht edhe serbët e ikur nga Kosova e të cilët jetojnë jo vetëm në Serbi, por edhe në Mal të Zi, refugjatët serbë në Mal të Zi kanë kërkuar që të jenë pjesë e këtij projekti, të cilin shqiptarët e kanë cilësuar kolonizues.
E për t’ua matur pulsin serbëve të zhvendosur në Mal të Zi, saktësisht në Podgoricë dhe në Sutumore, ata i ka vizituar kryetari i listës “Srpska”, Sllavko Simiq, dhe kryetari i Shoqatës për Refugjatë, Milenko Jovanoviq, shkruan sot gazeta "Zëri".
Sipas tyre, “në Mal të Zi aktualisht jetojnë rreth 11 mijë refugjatë nga Kosova. Ata i kanë siguruar refugjatët serbë se për ta do të krijohen kushte për t’u kthyer për të jetuar në Kosovë, në pronat e tyre, por nëse nuk mund të krijohen kushte të sigurisë, atëherë për ta duhet të ndërtohen vendbanime në komunat me shumicë serbe.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
42.8%
-
Opozitës
9.1%
-
Qytetarëve
48%
Vota total: 9778
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lideri i Hezbollah: Irani do t'i përgjigjet Izraelit, me të drejtë janë frikësuar
6 Gusht, 19:54
-
Bleona Qerreti rikthehet me pushime në Shqipëri, zbulon një surprizë të vecantë
6 Gusht, 19:30
-
Mbyllja e postave në veri të Kosovës, Vuçiç: Kurti po përpiqet të provokojë luftë
6 Gusht, 19:14
-
Mero Baze: Tani përveçse rrihen, nuk i lënë as të qajnë!
6 Gusht, 19:04
-
Mbyllja e Postës së Serbisë në Veri, reagon Bislimi: Strukturat paralele dhe aktiviteti ilegal nuk kanë vend në Kosovë
6 Gusht, 19:02
-
Vila luksoze e Messit në Ibiza sulmohet nga aktivistët e klimës
6 Gusht, 18:41
-
Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid
6 Gusht, 18:04
-
KFOR-i pas inspektimeve te ura e Ibrit: Nuk do të hezitojmë të merremi me çdo zhvillim që mund të prekë stabilitetin
6 Gusht, 17:51
-
Operacion izraelit në Bregun Perëndimor, vriten 11 palestinezë
6 Gusht, 17:36
-
Këshilli i BE-së miraton këstin prej 4.2 miliardë eurosh për Ukrainën
6 Gusht, 17:33
-
Gjirokastër/ Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
6 Gusht, 17:24
-
Jo vetëm Himara! Përsëritja e zgjedhjeve ‘tersi’ i opozitës! Thelloi humbjen edhe në Rrogozhinë e Kukës, s’mundi të mbante votat e 14 majit! PS rriti mbështetjen
6 Gusht, 17:11