Serbia tërhiqet pjesërisht nga ujdia? BE konfirmon: E kemi marrë letrën e Brnabiç

Serbia tërhiqet pjesërisht nga ujdia? BE konfirmon: E kemi marrë letrën e Brnabiç

Ana Brnabiç

Bashkimi Europian konfirmoi se i ka mbërritur një version përfundimtar i letrës së hartuar nga kryeministrja serbe, Ana Brnabiç përmes së cilës kjo e fundit thekson se Serbia nuk ka për ta zbatuar nenin që detyron palët të mos e pengojnë njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare.

Edhe pse përmbajtja e dokumentit nuk është bërë publike, blloku edhe një herë e bëri të qartë se Marrëveshja Bazë dhe Aneksi për zbatimin e saj janë të detyrueshme për të dyja palët. Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi për zbatimin e saj do të jenë pjesë integrale e rrugës së Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit në BE, nënvizuan zyrtarë në Bruksel.

Përmes letrës së Brnabiç, Serbia e njoftoi BE-në se do të marrë përsipër zbatimin e të gjithë marrëveshjeve. Kundërshtia kryesore është ndaj pikave të ujdisë, të cilat e shtrëngojnë Beogradin të mos e pengojë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Në përgjithësi, ne nuk e komentojmë përmbajtjen e korrespondencës me BE-në. Megjithatë, mund të konfirmojmë se na ka mbërritur një variant përfundimtar i letrës nga kryeministrja serbe. I kujtojmë palëve se marrëveshja me aneksin e saj të zbatimit është bërë ligjërisht e detyrueshme përmes deklaratës me shkrim të përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, të datës 18 mars 2023. Ky ka qenë qëndrimi konsistent i BE-së, i cili gjithashtu është komunikuar publikisht në disa raste”, deklaroi Peter Stano për mediat në Kosovë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'