Tensione në veri të Kosovës, KFOR nis patrullimet! Vuçiç kërcënon me ndërhyrje ushtarake nëse preken serbët! Këtë javë Kosova dhe Serbia takohen në Bruksel

Për 8 ditë me radhë, situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar, teksa dy pikat kufitare Jarinja dhe Bërnjaku vijojnë të jenë të bllokuara nga protestuesit serbë. Në vendkalimet kufitare janë vendosur edhe trupa ushtarake serbe, të gatshme për të ndërhyrë nëse do të ketë përkeqësim të situatës.  Mediat serbe raportojnë se në afërsi të kufirit janë vendosur katër tanke të të blinduara më pak se dy kilometra larg vijës administrative. Bëhet fjalë për dy "lazarë" dhe dy "milos". Ushtria Serbe është në gatishmëri të lartë luftarake për shkak të situatës në veri të Kosmetit, dhe në 3 ditët e fundit avionët luftarakë të Ushtrisë Serbe kanë fluturuar mbi këtë territor, duke cenuar jo pak herën edhe vijën kufitare.

Në anën tjetër, misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë ka thënë të hënën se ka rritur numrin e patrullimeve në gjithë Kosovën, përfshirë edhe pjesën veriore.

KFOR-i po monitoron nga afër situatën në mbarë Kosovën dhe vazhdon të jetë i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – që buron nga Rezoluta 1244 e vitit 1999 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar - që të ofrojë ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinë në mbarë Kosovën, përfshirë në veri të Kosovë”, thuhet në deklaratën e misionit të KFOR-it.

Një ditë më parë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia është pro paqes, por nuk do të lejojë dhunë kundër banorëve serbë. Ai ka thënë se e ka njoftuar sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, se nëse rrezikohen serbët, do të presin 24 orë për ndërhyrje të NATO-s.

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga 20 shtatori kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Kjo masë po kundërshtohet nga qytetarët serbë, të cilët kanë bllokuar rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. Më 25 shtator, Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok u dogj, ndërkaq Qendra për Regjistrim Civil në Zveçan u sulmua. Për këto incidente, Kosova ka fajësuar Serbinë. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës njoftoi të hënën se, nga 20 deri më 26 shtator ka administruar 10,110 targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë.

Qeveria e Kosovës 8 ditë më parë nisi zbatimin e reciprocitetit për targa duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territor të Kosovës. Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat 'KS' (Kosovë) ose 'RKS' (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:45
Situata në veri, Kosova dhe Serbia pajtohen për takim në Bruksel këtë javë, i pranishëm edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Escobar

Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë do të takhen këtë javë në Bruksel për të dialoguar rreth çështjes së reciprocitetit me targat serbe që kanë sjellë tensionim të situatës në veri. Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë ka konfirmuar për Express se gjatë kësaj jave do të ketë takim në Bruksel në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, takim në të cilin do të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe  inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime. Siç theksojnë ngjarjet e fundit, dallimet midis Kosovës dhe Serbisë, nëse lihen të pazgjidhura, do të pengojnë investimet e huaja dhe do të shpejtojnë ikjen e trurit, duke parandaluar ekonomitë kosovare dhe serbe të arrijnë potencialin e tyre të vërtetë dhe të bllokojnë integrimin e ardhshëm në institucionet evropiane”, ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë.

Ora 15:55
Vuçiç në takimin me ambasadorët e Quintit: Nuk do të lejojmë poshtërimin e Serbisë

Ambasadorët e vendeve të Quint-it, gjatë një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç kërkuan “shtensionimin e krizës” në veri të Kosovës, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga kabineti i Vuçiç.

“Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë poshtërimin e Serbisë apo të qytetarëve të saj”, citohet të ketë thënë Vuçiç gjatë takimit me ambasadorët e SHBA-së, Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e Delegacionit të BE-së në Beograd.

Prej tetë ditësh, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që ndodhen në këtë zonë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti mbi targat e automjeteve të Serbisë.

Për shkak të situatës në veri të Kosovës, ushtria serbe është vendosur në gjendje gatishmërie dhe avionët e saj luftarakë kanë fluturuar pranë bllokadave në veri, në disa raste gjatë ditëve të fundi

Ora 15:40
BE reagon sërish për situatën në veri: Negociatorët e dy vendeve të vijnë në Bruksel, nevojë urgjente për dialog

Këtë të hënë, Bashkimi Evropian përsëriti thirrjen ndaj Serbisë dhe Kosovës që të ulin tensionet mes tyre, pas tetë ditëve bllokim të pikave kufitare dhe t\i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga blloku evropian. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, tha se negociatorë kryesorë të Kosovës dhe Serbisë duhet të shkojnë në Bruksel për t’u takuar.

 “Ne jemi atje duke ofruar shërbimin tonë më të mirë dhe vullnetin më të mirë për t’i ndihmuar Kosovën dhe Serbinë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë ta bëjmë këtë, prandaj përfaqësuesi më i lartë i BE-së, Josep Borrell, dje në deklaratën e tij propozoi takimin e të dy krye negociatorëve për të ardhur në Bruksel në ditët në vijim si hapi i parë pozitiv për të gjetur zgjidhjet për mosmarrëveshjen diskrete që përshkallëzoi situatën sepse ajo që është urgjente është përshkallëzimi i situatës”, tha ai.

Stano shprehu përkushtimin e BE-së për t’i mbyllur të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë.

“Që prej se ne kemi rinisur dialogun që është ende duke vazhduar nga viti 2011-të, verën e kaluar ne jemi munduar t’ju bëjmë të qartë të dyja palëve se mënyra e vetme për të arritur të ardhmen evropiane për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë arrihet nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Stano.

Ai tha se BE-ja po mundohet t’i ndihmojë palët për ta gjetur kompromisin e nevojshëm.

Ndërkombëtarët prej ditësh janë munduar të gjejnë një zgjidhje për situatën, përfshirë edhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara Gabriel Escobar, për të zgjidhur krizën në veri të Kosovës.

Ora 15:03
Bërnabiç: BE po bën pak ose fare për situatën në Kosovë

 

Bashkimi Evropian “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me situatën në Kosovë, ka deklaruar kështu kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç.

“Nuk kam asgjë të mirë për të thënë për sjelljen e Evropës, për sjelljen e BE-së. Unë mendoj se Marrëveshja e Brukselit është çështje e BE-së. Nënshkrimi i saj ndodhet në Marrëveshjen e Brukselit”, tha Bërnabiç për televizionin serb Pink.

Bërnabiç tha se Marrëveshja e Brukselit për lëvizje të lirë midis Kosovës dhe Serbisë “është shkelur qartazi në Kosovë”, sepse në veri “nuk duhet të ketë njësi speciale të policisë”.

Sipas saj, as Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk është formuar, edhe pse kanë kaluar nëntë vjet nga Marrëveshja e Brukselit që parasheh formimin e tij.

Prej tetë ditësh, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që ndodhen në këtë zonë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti mbi targat e automjeteve të Serbisë.

Me vendimin e Qeverisë, të datës 20 shtator, të gjitha automjetet nga Serbia që hyjnë në Kosovë, duhet të pajisen me targa të përkohshme.

Në vendkalimet kufitare është vendosur edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës. Masa të ngjashme ndaj makinave me targa të Kosovës, Serbia zbaton prej vitesh.

Ora 15:02
Tensionet në kufij, KFOR-i shton patrullimet në veri

Misioni i Aleancës Veri-atlantike në Kosovë, KFOR ka njoftuar se ka rritur patrullimet në mbarë Kosovën, përfshirë edhe pjesën veriore, teksa të hënën është shënuar dita e tetë qëkur rrugët që çojnë drejt dy pikave kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë janë bllokuar.

“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në mbarë Kosovën dhe vazhdon të jetë i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – që buron nga Rezoluta 1244 e vitit 1999 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar - që të ofrojë ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinë në mbarë Kosovën, përfshirë në veri të Kosovë”, thuhet në deklaratën e misionit të KFOR-it.

Disa media lokale në Kosovë kanë publikuar fotografi të ushtarëve të KFOR-it, të pranishëm në rrugën kryesore në Jarinjë dhe në rrugë alternative.

Rrugët drejt vendkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë bllokuar nga serbë lokalë me kamionë e mjete të tjera të rënda në shenjë proteste ndaj vendimit për reciprocitet lidhur me targat e automjeteve.

Ora 11:29
Reciprociteti i targave, Serbia vendos 4 tanke dhe helikopterë në kufi

 

Për të 8 ditën radhazi, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët që të dërgojnë në Jarinjë dhe Bërnjak. Rreth dy kilometra e gjatë është bllokada e vendosur dhe në kufi janë vendosur forcat policore dhe ushtarake.

Mediat serbe raportojnë se në afërsi të kufirit janë vendosur katër tanke të të blinduara më pak se dy kilometra larg vijës administrative, bëhet fjalë për dy "lazarë" dhe dy "milos".

Ushtria Serbe është në gatishmëri të lartë luftarake për shkak të situatës në veri të Kosmetit, dhe në tre ditët e fundit avionët luftarakë të Ushtrisë Serbe kanë fluturuar mbi këtë territor, duke cenuar jo pak herën edhe vijën kufitare.

Ndërkohë që zgjidhja e situatës duket të jetë tejet e largët, duke qenë se asnjëra palë nuk pranon të tërhiqen.

Ora 08:27
Tensionet në veri të Kosovës, presidenti serb Vuçiç: Nëse rrezikohen serbët, do të presim 24 orë për ndërhyrjen e NATO-s

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia është pro paqes, por nuk do të lejojë dhunë kundër banorëve serbë. Ai ka thënë se e ka njoftuar sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, që nëse rrezikohen serbët, do të presin 24 orë për ndërhyrje të NATO-s.

“I kam thënë Stoltenbergut, që nuk do të futemi në Kosovë nëse rrezikohet populli serb, para se të presim 24 orë për ndërhyrjen e NATO-s. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, jo sepse ne nuk e konsiderojmë si territor tonë, por sepse sipas Marrëveshjes së Kumanovës, ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, ka deklaruar ai për televizionin Pink TV, raporton Koha.

Vuçiç ka theksuar se Serbia ka rritur gatishmërinë e luftës, derisa ka përmendur forcat e Njësisë Speciale të Kosovës që po qëndrojnë në Jarinjë.

“Automjetet me mitraloz qëndrojnë në vendkalimet tani e shtatë ditë dhe askush nuk emocionohet. Dhe pastaj ata emocionohen që një vend që është i njohur ndërkombëtarisht ka aeroplanë që fluturojnë në territorin e tij. Ata nuk janë të interesuar për vuajtjet serbe”, ka shtuar ai.

M.Q./Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento

Komente

  • Ramadan: 27/09/2021 14:10

    Sikur Kosova te kishte nji ndihm politike prej shqipris ne ket situat punet do levizshin ne favorin tone por me qe vllai i Rames Saliut e Bashes Vuqiqi e ka nen kemb politiken ne tiran neve prap do ta kemi shum veshtir

    Përgjigju
  • Patrioti: 27/09/2021 10:05

    Te urojme qe ti marri Zoti mendjen Vuçiçit dhe Serbise e ta fillojne luften, po edhe te vetem do ta ndezin zjarr shqiptaret nga Konispoli e deri ne Mitrovice. Ka per t'ju dukur serbve lule UCK e viteve 1998-1999, do te lene pas kete here edhe Rashken, Novi Pazarin, Presheven, Medvegjen e Bujanovcin e shqiptaret do te marrin edhe Nishin (nga ilirishtja NISSUS) qe ka kuptimin qe ketu nis Dardania. Hajt Vuçiç nise luften dhe ke per t'ja pa "hajrin".

    Përgjigju
  • Piku: 27/09/2021 09:41

    Rama, Basha, Kimete gooooo(ik)

    Përgjigju
  • Turi: 27/09/2021 09:40

    Ja me kete pune te merret ambasadorja Kimete jo me gjepura kot mkot. Te shkoje me ramen ne kufi bashke me ambasadorin isa ne kosove.

    Përgjigju
  • Alex: 27/09/2021 08:03

    Me vajtjen e Ambasadorit Rus né kufirin midis serbise dhe Kosoves. Tregon se sa poshte paska rene llogjika dipllomatike dhe politike Ruse. Tregon se dobesimin e dipplomacise dhe politikes Ruse po e kopenson llogjika ekstreme e forces ushtarake.

    Përgjigju
  • Arbër: 27/09/2021 07:38

    Ehhhhh ore gjakpirës po mos te njohëja ty, do rrezikoja që do të "besoja" fjalve tua

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Vaksina e gripit dhe ajo e COVID mund të bëhen në një kohë, mjekja: Grupet e riskut duhet ta kryejnë vaksinën e gripit