Serbia, të hënën merr dozat e para të vaksinës Pfizer

Serbia, të hënën merr dozat e para të vaksinës Pfizer

Zlatibor Loncar

Serbia do të marrë vaksinën kundër COVID-19, të kompanisë Pfizer dhe BionNTech të hënën, deklaroi ministri i shëndetësisë serbe Zlatibor Loncar.

Edhe pse tingëlloi si dritë shprese për vendin, Ministri i Shëndetësisë e theksoi se një fushatë kombëtare e imunizimit do të duhet të presë.

Grupi i parë do të ketë më pak se 5,000 njësi dhe do të administrohet, për mjekët dhe të moshuarit në shtëpitë e pleqve, megjithëse dozat e para nuk do të jenë të mjaftueshme.

Dr. Zoran Gojkovic, një anëtar i Shtabit të Krizave për luftën kundër koronavirusit tha që në tremujorin e parë të 2021 ata duhet të marrin 350,000 doza. Ai shtoi se autorizimi për të marrë vaksinën Sputnik V nga Rusia është në pritje, pasi është duke u analizuar nga ekspertët, dhe popullata do të jetë në gjendje të zgjedhë midis disa vaksinave.  Ai këmbënguli se procesi i imunizimit është i gjatë dhe kompleks. Ministria e Shëndetësisë shpjegoi se vaksinimi do të jetë falas.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 19/12/2020 15:53

    Vetëm edhe ky lajm na mungonte , sepse në shqipëtarët nuk kemi probleme tjera!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë