Serbia vazhdon përdorimin e ambulancave për qëllime kriminale, kapet një e tillë me lëndë narkotike

Serbia vazhdon përdorimin e ambulancave për qëllime kriminale, kapet një e tillë me lëndë narkotike

Serbia ende po përdor ambulancat për qëllime kriminale dhe terroriste. Mediat serbe raportuan se një autoambulancë është ndalur duke transportuar lëndë narkotike. Ambulanca dyshohet se u përket strukturave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës.

Përdorimi i autoambulancave për qëllime kriminale është bërë nga serbët vitin e kaluar në veri të Kosovës. Organizata terroriste “Brigada e Veriut” kishte transportuar armë me autoambulanca për të sulmuar institucionet e Kosovës dhe paqeruajtësit e NATO-s.

Alarmin për këtë çështje e ka ngritur edhe deputetja britanike Alicia Kearns. Ajo kishte thënë se nga Serbia në Kosovë po kontrabandohen armë.

Sipas saj, armët janë transportuar me autoambulanca dhe janë dërguar në kishat ortodokse.

Kearnsi tha se edhe ushtarët e KFOR-it nga Britania ishin në dijeni të këtyre aktiviteteve kriminale të strukturave serbe në Kosovë.

“Qeveria është e vetëdijshme, se ka armë që po kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona u njoftuan për këtë dhe u përpoqën të merrnin leje për të shkuar dhe për t’i marrë, procesi i lejes zgjati shumë. Në kohën kur ata patën lejen – ndodhi e papritura – një ambulancë kishte shkuar tashmë në kishë dhe kishte nxjerrë përsëri të gjitha armët”, tha Kearnsi./Thegeopost

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave