DURRËS- 782 kubikë me kanabis janë zbuluar në fshatin Mafsheq në Krujë.

Sera me kanabis, e mbuluar me plastmas ishte improvizuar në mes të pyllit, brenda së cilës ishin vendosur kubikët e mbushur me dhé dhe fara të dyshuara narkotike kanabisi, në proces mbirjeje.

Kubikët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia e Krujës dhe e Durrësi po vijojë hetimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e rrethit, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".