Pasi dështoi në tre raundet e para, Sergio Mattarela, votohet në raundin e katërt me 665 vota, duke u bërë presidenti i 12 i Republikës Italiane. Fjalët e para pas zgjedhjes ishin: “Mendimet e mia shkojnë për vështirësitë dhe shpresat e qytetarëve tanë”.
Pak sekonda pas përfundimit të votimit Mattarella u urua nga kryeministri Matteo Renzi nëpërmjet një statusi në Twitter ku shkruan: “Punë e mirë. Mattarella President. Rroftë Italia!”. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, ende pa dalë rezultati përfundimtar i votimit. Ndërsa ish-presidenti Giorgio Napolitano komentoi shumicën e votave që mori Mattarella duke u shprehur se për dy ditë Italia bëri një hap cilësor në politikë.
Sergio Mattarellës i ka ardhur edhe një urim nga Ati i Shenjtë: “Jam i kënaqur t’ju dërgoj urimet më të mira për zgjedhjen tuaj në krye të shtetit italian. Shpresoj që të kryeni detyrën veçanërisht në shërbim të unitetit dhe harmonisë së vendit”. Ndërsa presidenti i Senatit Italian, Pietro Grasso ka shkruar në Twitter: “Sapo telefonova Sergio Mattarellën për ta uruar. Jam i sigurt, do të jetë një president i madh”.
Sergio Mattarella vjen nga “Demokracia Kristiane”, dhe është i vlerësuar për seriozitetin e treguar në punën e tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ka qene pesë herë ministër dhe, kur drejtonte dikasterin e Mbrojtjes, ka arritur atë që shumë përpara tij nuk e kishin bërë dot: heqjen e detyrueshme të shërbimit ushtarak.
Presidenti i ri i Italisë ka një përvojë të gjatë institucionale, ka qenë parlamentar, disa herë ministër dhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese që nga viti 2011. Mattarella zgjidhet sot president i Italisë duke pasuar Giorgio Napolitanon, i cili qëndroi në këtë post për 9 vite.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO