Sergio Perez dyshime për makinën e Verstappen, kërkon hetime për shokun e skuadrës

Sergio Perez dyshime për makinën e Verstappen, kërkon hetime për shokun e skuadrës

Max Verstappen dhe Sergio Perez

Sergio Perez kërkon përgjigje se si Max Verstappen përfundoi shumë "më i fortë" se ai në Çmimin e Madh të Miami dhe dëshiron një hetim për këtë çështje në skuderinë Red Bull. Ka qenë një betejë e ngushtë gjatë gjithë vitit mes Perez dhe Verstappen deri më tani, me Verstappen që fitoi në Miami paçka se u nis nga vendi i nëntë.

Shokët e skuadrës së Red Bull përfunduan në Miami të parët, me vetëm disa pikë që i ndajnë në krye të kampionatit duke fituar dy gara secili.

Verstappen iu desh të mjaftonte me vendin e nëntë në garën e së dielës, ndërsa Perez filloi në pole. Megjithë atë avantazh të madh që nga fillimi, Perez nuk ishte në gjendje të krijonte një epërsi ndaj Verstappen.

Meksikani ka ngritur disa pyetje që dëshiron t'i bëjë Red Bull-it përpara Çmimit të Madh të Emilia Romagna-s në Itali (21 maj).

"Në përgjithësi, Verstappen ishte më i fortë se unë këtë të dielë. Ne duhet të hetojmë pse ishte kështu dhe gjatë fundjavës së garës në Imola ne duhet të kthehemi në nivelin tonë normal," tha Perez.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    ‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i kthen makinën Klea Gjatës, për të dashurën e Laert Haxhisë ndryshohet masa në 'detyrim paraqitje'

GJKKO i kthen makinën Klea Gjatës, për të dashurën e Laert Haxhisë ndryshohet masa në 'detyrim paraqitje'