Seri vjedhjesh në Elbasan, arrestohen hajdutët, mes tyre 1 e moshuar/EMRAT

Seri vjedhjesh në Elbasan, arrestohen hajdutët, mes tyre 1 e moshuar/EMRAT

Foto ilustruese

Seri vjedhjesh në supermarket, në banesa, në lokal dhe qarkullim pa leje drejtimi, policia e Elbasanit i ka zbardhur seritë e vjedhjeve në qytet, dhe ka arrestuar dhe ndaluar 5 persona.

Intensifikohet puna nga strukturat e DVP Elbasan për parandalimin dhe goditjen e paligjshmerisë. Arrestohen dhe ndalohen 5 persona. Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore një sërë vjedhjesh të ndodhura në Elbasan. Ndalohen dhe arrestohen tre shtetas për "Vjedhje" dhe “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”. Arrestohen dhe dy të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:
Oltion Beshiri, 36 vjeç, banues në Elbasan.

Ndalimi i tij, u bë pasi më datë 26.03.2018 në Lagjen “Dyli Haxhire” ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit Ll.G.

Gjatë hetimeve është bërë dokumentimi dhe zbulimi i tre ngjarjeve të tjera, ku shtetasi i lartpërmendur dyshohet të jetë autor i këtyre vjedhjeve dhe konkretisht:

Më datë 13.03.2018 gjatë natës, në Lagjen “11 Nëntori” Elbasan , dyshohet të ketë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetases A.H.

Më datë 17.03.2018, gjatë natës, në Lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, dyshohet të ketë vjedhur me thyerje magazinën e shtetasit L.Z.

Më datë 23.03.2018 gjatë natës, në Lagjen “Syrja Dylgjeri” Elbasan, dyshohet të ketë vjedhur me thyerje lokalin “Bar Kafe” të shtetasit A.H.

Gjithashtu, po nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Irini K, 62 vjeçe, banuese në Korçë
Marjus Hoxhalli, 30 vjeç banues në Korçë.
Arrestimi i tyre, u bë pasi në Lagjen “5 Maji”, në bashkëpunim me njëri – tjetrin janë kapur duke vjedhur në një supermarket në pronësi të shtetasit S.D., banues në Elbasan.
Sendet e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Gentian Sh, 38 vjeç banues në fshatin Qyrkan Cërrik
Sidorel M, 25 vjeç banues në fshatin Lumas Cërrik.

Arrestimi i tyre, u bë pasi në aksin rrugor Cërrik – Mollas, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motoçikletat pa targa dhe pa Leje Drejtimi.
Materialet në ngarkim të shtetasve të arrestuar dhe ndaluar i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj Kryeministrit Robert Fico, autoritetet sllovake: I motivuar politikisht! Momenti më i trishtë në historinë e vendit

Atentati ndaj Kryeministrit Robert Fico, autoritetet sllovake: I motivuar politikisht! Momenti më i trishtë në historinë e vendit