Kryeministri Rama tha se pas digjitalizimit të shërbimeve publike, administrata duhet të përmirësojë mënyrën si u përgjigjet qytetarëve dhe si vlerëson punonjësit e saj. Sipas tij, nuk mjafton të kesh teknologji të përparuar nëse institucionet nuk u përgjigjen qytetarëve në kohë. Po ashtu, punonjësit që punojnë më mirë duhet të kenë mundësi të përparojnë në karrierë. Pikërisht këtu hyn “Shkalla e Meritës”, që synon të përmirësojë vlerësimin dhe përparimin në administratë.

" Shkalla e Meritës prek mënyrën se si e kuptoijmë marrëdhënien e qytetarëve me shtetin dhe shtetit me njerëzit që punojnë për të. Transformimi i administratës flet me fakte që humbasin në mjegullën e madhe të së përditshmes së gënjështrave, gjysmë vërtetave e lajmeve. Ne e kemi ndryshuar mënyrën e ofrimit të shërbimit. Kemi hequr sportelet e tmerrshme që ësht ëmirë ti kujtojmë nga kemi ardhur e ku duhet të shkojmë. Kemi investuar në telknologji që na ka bërë shembull në rajon e ka tërhequr vëmendje edhe përtej rajonit. Kemi ndërtuar një infrastrukturë dixhitale që na ka vendosur sipas Bankës Botërore, në grupin më të përparuar të vendeve të qeverisjes përmes teknologjisë. Dikur shtei ishte sinonim i rradhëve, bakshisheve e humbjes së kohës. Përparimi i administratës është dallimi i sistemeve dhe unë u jap të drejtë. Mund të kesh sistem të sofistikuar dixhital pro nëse institucioni nuk i përgjigjet qytetarit në kohë, nuk ka aftësi vetë korrigjuese atëherë qytetari ka problem serioz me shtetin sepse mjafto një derë që nuk hapet për të krijuar një perceptim shumë negativ. Mund të kesh rregullat më të mira të rekrutimit por nëse brenda institucionit njeriu që punon më mirë nuk ka mundësi të përparojë atëherë sistmi nuk është funksional. Prandaj me ‘Besën’ kemi synuar të ndryshojmë këtë marrëdhënie të qytetarët me shërbimin. Me ‘POasqyrën’ forcojmë transparencën dhe me Shkallën e Meritës po futemi në një element që ka ndikim tek të gjithë" tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama për administratën: Provim kombëtar unik sipas modelit të Cambridge, emërime e promovime sipas ‘Shkallës së Meritës’! Edhe regjistër talentesh