'Seria A do të mbyllet në fund të qershorit', presidenti i federatës italiane: Do i kërkoj UEFA-s shtyerjen e Europianit

Gabriele Gavrina, presidenti i federatës italiane të futbollit, ka gati zgjidhjen për mbylljen e rregullt të Seria A, kampionatit të parë në Europë që u ndërpre pas përhapjes së koronavirusit në Itali, shtetit më të prekur nga kjo pandemic deri më tani në Europë.

Në një intervistë për sportmediaset Gavrina ka treguar për propozimin që do t’i bëjë të martën UEFA-s kur të mbledhë 55 federata europiane: “Italia në këto momente është dy javë përpara vendeve të tjera në shpërthimin e kësaj pandemie. Të martën do i propozojmë UEFA-s që të shtyjë Europianin.

Shpresojmë të nisim Serie A në maj dhe të përfundojmë kampionatin në fund të qershorit. Duam që Serie A të jetë mbyllur me 30 qershor.

I pyetur nëse lojtarët mund ta kenë humbur formën e tyre kur kampionati të rifillojë Gavrina u shpreh: “Lojtarët le të rrinë në paqe në shtëpitë e tyre, kanë nevojë për të rikuperuar energjitë fizike dhe psikologjike. Le të qëndrojnë edhe pak kohë me familjet e tyre, kanë nevojë dhe e meritojnë diçka të tillë. Mbrojtja e shëndetit është gjëja kryesore.”

Ndërkohë sot klubeve që janë futur në karantinë u është shtuar edhe Atalanta, e cila mesjavën e shkuar luajti në Champions League kundër Valencia-s, klubit spanjoll që deri më tani ka njoftuar për gjashtë futbollistë të infektuar me koronavirus.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Do trafikonin kokainë në Gjermani, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut

Do trafikonin kokainë në Gjermani, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut