Seria A, Interi është për
turp, e mund Genoa 2-0

Seria A, Interi është për<br />turp, e mund Genoa 2-0<br>
Interi nuk ngre kokë dhe rizhytet në krizë të thellë. Zikaltërit u rikthyen tek fitorja javën e kaluar por nuk gjetën dot vazhdimësinë dhe u mundën në mënyrë të turpshme nga Genoa në Marassi 2-0.

Ndeshjen e tretë të javës së 25-të të Serisë A Genoa e fitoi me nga një gol për çdo pjesë ndërsa skuadra e Spalletti-t të hënën mund ta gjej veten jashtë zonës Champions. Në fundin e pjesës së parë Ranocchia i pafat e devijon topin në portën e tij duke i dhënë avantazhin Genoas ndërsa në pjesën e dytë është maqedonasi Goran Pandev që mbyll llogaritë dhe Genoa mund Interin 2-0.

Ndërsa në La Liga Valencia mposhti 2-1 Malagan me përmbysje dhe ngjitet e treta në renditje duke lënë pas Real Madrid që ka dy ndeshje më pak. Malaga kaloi e para në avantazh me golin e Ideye ndërsa përmbysja e madhe për skuadrën nga Mestalla erdhi në 10 minutat e fundit. Fillimisht barazoi rezultatin Coquelin dhe më pas ishte Dani Parejo që ktheu në gol një penallti dhe i dha tre pikë të rëndësishme Valencias.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës