Seria A, java e dueleve të mëdha
sonte Lazio-Juve e Napoli-Roma

Seria A, java e dueleve të mëdha<br />sonte Lazio-Juve e Napoli-Roma<br /><br>
Këtë jave Seria A mban frymën pasi përplasen me njëra-tjetrën 8 skuadrat e vendeve të para. Sonte për javën e 27-të së pari në “Olimpico” duke nisur nga ora 18:00 luhet Lazio-Juventus një superndeshje mes dy skuadrave me objektiva të qartë.

Trajneri i bardhekaltërve Simone Inzaghi thotë se ndaj Juventusit duhet perfeksion por është i bindur që pas eliminimit nga Kupa e Italisë lojtarët do të dinë të ringrihen. Nga ana tjetër Juventusi nuk mund të bëjë hapa fals që mund ti kushtojnë titullin kampion. Gonzalo Higuain nuk do të jetë në fushë pasi vijon të ketë problem por mund të luajë nga minuta e parë Dybala.

Trajneri i bardhezinjve Allegri vlerëson Lazion si një skuadër shumë të fortë dhe thotë se për ndeshjen ndaj Tottenham ka kohë. Ndërsa në “San Paolo” në 20:45 luhet një sfidë magjike Napoli i vendit të parë pret Romën.

Napoletanët e mbrojtësit Hysaj vijnë në këtë takim pas 10 fitoreve radhazi dhe nuk duan të bëjnë hap fals dhe trajneri Sarri do ti ketë të gjithë lojtarët në dispozicion ndërsa Roma e humbi ndeshjen e fundit ndaj Milanit.

Trajneri i verdhekuqve Di Francesco kërkon që skuadra të mos e humbë përqëndrimin në këtë ndeshje ku synon kthesën.Ndërkaq java e 27-të e kampionatit Italian mbyllet me derbin e Milanos Milan-Inter.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron