Seria A, Spalleti pritet të
prezantohet të hënën tek Interi

Seria A, Spalleti pritet të<br />prezantohet të hënën tek Interi
Luciano Spalleti duket se do të jetë trajneri që Interi do t'i besojë projektin e ngritjes së klubit. Vendimi është marrë pas një takimi mes Sabatinit, Ausilios dhe Steven Zhang dhe klubi zikaltër ka gati një kontratë tre vjeçarë për teknikun, me një pagesë prej 4 milionë eurosh në sezon. Zyrtarizimi i Spalleti-t pritet të bëhet të hënën, për të pritur përfundimin e kampionatit. Gjithsesi arsyeja e vërtetë e caktimit të së hënës si datë zyrtarizimi, duket se lidhet me Antonio Conte-n.

Ky i fundit do të luajë ndeshjen e fundit sezonale me Chelsean, finalen e FA Cup ndaj Arsenal, të shtunën dhe te Inter kanë mbetur akoma një fije shpresë për një përgjigje pozitive të tij. Gjithsesi, Spalleti duket se nuk do të vijë vetëm nga kryeqyteti, pasi ka edhe një listë me futbollistë aktualë të Romës, që dëshiron t'i marrë me vete. Nainggolan qëndron në krye të listës së dëshirave të Spalletit dhe drejtuesve zikaltër, por nëse nuk arrihet te belgu, do të tentohet holandezi Strootman.

Në mbrojtje synohet greku Kostas Manolas, por dëshira e Spalletit duket se është Antonio Rudiger, i cili është shumë i fortë fizikisht dhe mund të aktivizohet si në qendër, ashtu edhe në krahët e mbrojtjes.

Perisiç e Murillo drejt largimit
Nisin spastrimet në radhët e Interit. Drejtuesit e klubit zikaltër po përgatiten për merkato. Transferimi i emrave të mëdhenj nuk do të mungojë, të paktën ky është premtimi i dhënë për tifozët, të cilët janë të zhgënjyer nga performanca e skuadrës, por për të realizuar transferime me peshë, nevojitet zbatimi i një rregulli të përcaktuar nga UEFA.

Për të afruar futbollistë të cilët kanë një vlerë të konsiderueshme në radhët e Interit nevojiten largime. Rregulli i fair-play financiar është kusht i pashmangshëm për zikaltërit, madje drejtues të klubit ditë më parë deklaruan, se financat  për të transferuar edhe futbollistë si Cristiano Ronaldo apo Messi nuk mungojnë, por ligji i caktuar nga Uefa, ja bën të pamundur një gjë të tillë. I pari që pritet t’i japë lamtumirën është Ivan Perisic.

Për sulmuesin kroat PSG ka ofruar 55 milionë euro, por në garë për të janë edhe disa skuadra nga Premier League. Pas tij është Jeison Murillo. Në garë për ta pasur në dispozicion shërbimet e mbrojtësit janë Borussia Dortmund,Valencia, Newcastle dhe Monaco. Për të lejuar largimin e kolumbianit, Interi kërkon 12 deri në 15 milionë euro. Monaco ka kërkuar që në tratativa të përshije edhe futbollistin Lemar, i cili mund të aktivizohet si mesfushor, por edhe si mbrojtës krahu.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës