Roma, Lazio dhe Salernitana janë klubet e rradhës në Itali që rrezikojnë ta pësojnë si Juventusi për shkak të hetimeve të ‘Fitimeve Kapitale’.
Një ditë më parë ‘Guardia di Finanza’ ka boshatisur zyrat e këtyre klubeve, duke marrë dokumentet e nevojshme për të hetuar çështjen. Deri më tani bëhet fjalë vetëm për hetim penal, ose siç njihet ndryshe drejtësia e zakonshme, por çështja mund të shkojë më tej.
Sipas të gjitha gjasave nëse shpallen fajtorë atëherë edhe drejtësia sportive do të niste një hetim. Nëse gjërat avancojnë në këtë pikë atëherë skuadrat që kualifikohen në Champions League për sezonin e ardhshëm bëhen shumë enigmatike.
Aktualisht në Seria A vetëm dënimi i Juventusit ka sjellë shumë përshtjellim dhe nëse do ketë veprime të tjera do bëhet akoma edhe më e ngatërrueshme. Gjithsesi presidentët e të tre klubeve janë shprehur se janë të qetë dhe do të ndihmojnë në hetimet e prokurorisë. Përveç presidentit të Lazio-s Lotito dyshohet si i përfshirë në këto çështje edhe Igli Tare.