Seria A, Roma mposht Juventusin 3-1
kryeqytetasit anullojnë festën e Juves

Seria A, Roma mposht Juventusin 3-1<br />kryeqytetasit anullojnë festën e Juves
Ndeshja e luajtur mes Romës dhe Juventusit për kampinatin Italian ka mbaruar me rezultatin 3-1 në favor të kryeqytetasve.

Kjo humbje ka bërë që juventinët ta shtyjnë dhe për pak kurorëzimin si kampjonë të Serisë A.

Ndeshja për Juventusin mbaroi që në minutën e 25 ku De Rossi barazoi pas golit të shënuar nga Mario Lemina dhe rezultati nga 0-1 shkoi në 3-1 për Romën e cila tashmë ndodhet në vendin e dytë, vetëm 4 pikë larg favoritëve për titull.

Për Romën kanë shënuar De Rossi në minutën e 25, El Shaarawy në të 56’ dhe Naigolan në minutën e 65.

Por një incident me legjenën Totti ka ndodhur në përfundim të ndeshjes, i cili duke mos qënë dakort që luajti vetëm 4 minutat e fundit nuk festoi me lojtarët por shkoi drejt dhe në dhomat e zhveshjes.



Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë