Seria A, sot përcaktohet kalendari 
për sezonin e ri 2017-2018

Seria A, sot përcaktohet kalendari <br />për sezonin e ri 2017-2018
Sot do të përcaktohet kalendari për sezonin 2017-2018 të Seria A, ku 20 ekipe italiane do të garojnë për tu shpallur kampionë të Italisë.
 
Sezoni i ri është përcaktuar të nisë të dielën e 20 gushtit dhe do të përfundojë të dielën, më 20 maj 2018.
 
Sezoni i ri futbollistik do të hapë siparin një javë më parë në datë 13, me ndeshjen e Supërkupës së Italisë, ku do të përballen Juventus me Lazion në stadiumin Olimpik të Romës.
 
Nga 20 ekipet që do të luajnë në Seria A, katër ekipet e para do të kualifikohen për në fazën e grupeve të Champions League.
 
Ekipi që do të mbajë vendin e pestë do të kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League dhe vendi i gjashtë do të kalojë në raundin e dytë për tu kualifikuar për në Europa League.
 
Tre nga e kipet që do të mbajnë vendet e fundit bien nga katgoria dhe luajnë sezonin pasardhës në Seria B.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë