Serie A e futbollit në Itali mbylli këtë të diel ditën e dytë të raundit të 31-të. Në ‘San Siro’ Interi u rikthye te fitorja dhe këtë e bëri duke mposhtur thellë 5-2 Romën.

Pas vetëm disa sekondave lojë Interi gjeti epërsinë me golin e kapitenit Lautaro Martinez. Thuram asistoi për argjentinasin i cili dërgoi në festë tifozët vendas. Në minutën e 40-të Roma barazoi me golin e Gianluca Mancinit. Në shtesën e dytë (45+2), një perlë e Calhanoglu nga afro 22 metra u ndal në rrjetën e Svilar për epërsinë 2-1 të Interit.

Fraksioni i dytë ishte totalisht nën kontrollin e Interit. Skuadra e Chivu shënoi sërish me kapitenin Lautaro, Thuram dhe Barella, para se Pellegrini të shkurtonte shifrat në 5-2.

Pas këtij dueli Interi vijon të mbetet në krye të renditjes së Serie A me 72 pikë, nëntë më shumë se Milani që ka një ndeshje më pak, atë të të hënës mbrëma në Napoli. Ndërkohë Roma me 54 pikë mbetet në pozitën e gjashtë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 4 Prill, 10:21

    Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?