Serie A, Juventus përballë Milanit
"Shansi i fundit për Mario Balotelin”

Serie A, Juventus përballë Milanit<br />"Shansi i fundit për Mario Balotelin”
Juventus do të kenë një provë jo të lehtë nesër, kur do përballet në “San Siro” me Milanin e Sinisa Mihajloviç, që po lufton për një vend në Europa League.

Edhe pse "kuqezinjtë" vijnë nga një humbje me modestët e Atalantas dhe “në momentin më të keq të sezonit”, siç u shpreh sot trajneri Mihajloviç, sërish Milan-Juventus mbetet ndeshja më interesante e javës së 32-të Serie A.

Mario Baloteli pritet që jetë titullar në ndeshjen e nesërme. Mihajloviç tha se përballja me Juventus ka të ngjarë që të jetë "mundësia e fundit e Balotelit për të bindur Milanin për t’u mbështetur te ai".

Ndërkohë, nga kampi tjetër, Allegri është shprehur i vetëdijshëm se Milan mbetet një kundërshtar i vështirë.

“Milan është në finale të Kupës së Italisë, ata mundën Interin në derbi, si dhe Fiorentinën... është një ndeshje që na vlen për titullin”, u shpreh ai në vigjilje të takimit.

Por, pavarësisht përballjes me Milanin, sfida më e madhë me Juventus është ajo në distancë me Napolin, për kampionatin italian.

7 javë nga fundi i kampionatit, diferenca mes dy skuadrave kryesuese është gjashtë pikë, me Juventus që pozicionohet në piedestal të klasifikimit me 73 pikë, ndërsa Napoli ndjek me 67 pikë.

Të kaltrit që vijnë nga një humbje surprizë javën e shkuar me Udinesen, do të përballen të dielën me Veronën e vendit të fundit.

Milan pritet të luajë me formacionin 4-4-2, sipas njoftimit të skuadrës në faqen zyrtare, ndërsa Juventus ka preferuar ta mbajë surprisë njëmbëdhetëshen që do hidhet në fushë që nga minuta e parë.

Megjithatë, Alegri ka konfirmuar mungesën e sulmuesit argjentinas Paulo Dybala, i cili është duke u rikuperuar nga një dëmtim muskulor.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)