Interi vijon të tregojë formën e shkëlqyer edhe pas sigurimit të titullit kampion të Serie A një javë më parë, duke triumfuar bindshëm këtë të shtunë me rezultatin 0-3 kundër Lazios në “Olimpico” të Romës, me sfidën që vlente për raundin e 36-të.

Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu e nisi vrullshëm takimin, teksa Lautaro Martinez kaloi miqtë në epërsi që në minutën e 6-të. Dominimi i Interit vazhdoi dhe në minutën e 39-të, kur Petar Sucic realizoi një gol spektakolar nga distanca për të dyfishuar rezultatin, duke lënë të shtangur portierin vendas.

Situata për Lazion u komplikua edhe më shumë në pjesën e dytë, pasi Alessio Romagnoli u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 59-të, pas një ndërhyrjeje të ashpër.

Epërsinë numerike Interi e shfrytëzoi maksimalisht, duke vulosur fitoren në minutën e 76-të me golin e Henrikh Mkhitaryan.

Pas kësaj fitoreje, Interi ngjitet në kuotën e 85 pikëve, ndërsa Lazio mbetet në vendin e tetë me 51 pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 9 Maj, 13:00

    PS propozon masa më të ashpra për shoferët e dehur e ata të rinj, si iu duket?