Serie A e futbollit në Itali do të zhvillojë sot shtatë ndeshjet e mbetura për raundin e 38-të, ose të fundit të sezonit. Ende në lojë janë dy pozicionet për ekipet që do të përfaqësojnë Serie A në Champions League edicionin e ri, ndërsa Lecce dhe Cremonese janë në 'vallen e mbijetesës'.
Gjithçka sot nis në orën 15:00 me ndeshjen Parma - Sassuolo, ndërsa në orën 18:00 do të luhet Napoli - Udinese. Pesë ndeshjet më deçizive dhe që brenda tyre kanë garë, do të fillojnë në orën 20:45.
Milani, Roma, Como dhe Juventusi janë në garë për dy vendet e mbetura për në Champions League. Milani mban pozicionin e tretë në renditje me 70 pikë, aq pikë sa ka edhe Roma. Milani pret Cagliarin, ndërsa Roma luan në udhëtim kundër Veronës, me këta të fundit që janë rrëzuar zyrtarisht në Serie B.
Como dhe Juventusi kanë nga 68 pikë, por duhet të shpresojnë te ndalja e dy rivalëve më sipër që me fitoret e supozuara të kenë një vend për në Champions. Como luan në shtëpinë e Cremoneses, me këta të fundit që duan pikë për të shpëtuar sezonin. Nga ana tjetër Lecce që është në 'vallen e mbijetesës' pret në 'Via del Mare' ekipin e Genoas që është pa pretendime.
Juventusi luan derbin kundër Torinos, por 'Zonja e Vjetër' me shumë mundësi do të jetë pjesë e Europa League edicionin e ri.
Të shtunën Bologna ndali në 'Dall'Ara' 3-3 kampionët e Interit. Për zikaltërit shënuan Dimarco, Esposito dhe Diouf, ndërsa Bologna u përgjigj me Bernardeschin, Pobega dhe autogolin e Zielinskit.
Lazio fitoi 2-1 me përmbysje kundër Pisas, me këta të fundit që janë të rrëzuar nga Serie A.
Serie A, raundi i 38-të (i fundit):
E shtunë, 23 maj 2026
Bologna 3-3 Inter
Lazio 2-1 Pisa
E diel, 24 maj 2026
15:00 Parma - Sassuolo
18:00 Napoli - Udinese
20:45
Milan - Cagliari
Cremonese - Como
Lecce - Genoa
Torino - Juventus
Verona - Roma
Renditja:
Komente






