Durrës/Pronari në arrati, menaxheri në burg, kapet për herë të 6-të drogë në konteinerë e 'Alba Exotic Fruit’ e sapo ardhur nga Ekuador! Gjenden 10 kg kokainë e fshehur në motorët frigoriferikë

DURRËS- Sërish drogë në Portin e Durrësit dhe sërish është e njëjta kompani, "Alba Exotic Fruit".  Edhe pse menaxheri i saj Barjon Gumeni është në burg, ndërsa administratori i firmës Eduart Dauti, është në kërkim, trafiku i drogës ka vijuar, ku vetëm sot janë kapur 10 kilogramë e 185 gramë lëndë.  Në dy nga konteinerët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, u gjetën 10 kilogramë e 185 gramë kokainë, e cila nga sa mësohet ishte fshehur në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë, një skemë e përdorur edhe më herët nga "Alba Exotic Fruit".  Për këtë sasi droge të kapur sot është vënë në pranga administratori i ri i kësaj firme, Ermal Arapi.

Kjo kapje për herë të gjashtë të kësaj sasie të kokainës përbën një skandal edhe për institucionet ligjzbatuese që nuk marrin masa me bllokim të aktivitetit të kompanisë. Një kompani e cila çdo një muaj i vjen bashkë me bananet edhe kokaina si ka mundësi që vijon normalisht punën. Kompania e cila menaxherin e ka në burg, një administrator në arrati, dhe nga sot një tjetër administrator në burg, kush e porosit sasinë e drogës? E gjithë kjo histori ka shumë të paqarta dhe më e paqartë është pse SPAK nuk e sekuestron kompaninë?

"Port, Durrës/ Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.  Sekuestrohet një tjetër sasi kokaine në një nga kontenierët e firmës “Alba Exotic Fruit”. Në kuadër të operacionit “Rada”, të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit është gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë, në një nga kontenierët për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, tjetër sasi kokaine është sekuestruar ditën e sotme. Në vijim të operacionit “Rada”, mesditën e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, është ushtruar kontroll i imtësishëm në dy nga kontenierët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë të dy kontenierëve u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 10 kilogramë e 185 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.    Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit dhe Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut", njofton Policia. 

Përveç rastit të sotëm, "Alba Exotic Fruit" është kapur me kokainë në konteinerët me banane edhe në 5 operacione të tjera. Hera e fundit ishtenë 7 shtator, ku iu kapën  7.7 kg kokainë . Ndërkohë më herët, në 13 korrik në Portin e Durrësit kësaj kompanie dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë,  ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera, të cilat ishin fshehur në kontejnerët e po të njëjtës kompani.  Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën dhe u sekuestruan 7.25 kilogramë kokainë po në vijim të operacionit “Rada”. Kompania 'Alba Exotic Fruit' rezulton e përmendur edhe më parë në 'historinë' me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet. Për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e 'Alba Exotic Fruit' në 2019 u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:44
Kokainë për herë të 6-të në kointenerët e Alba Exotic Fruit, Report Tv zbardh itinerarin

Report Tv nëpërmjet gazetarit Arsen Rusta ka zbardhur itinerarin që ka ndjekur koneinerët në pronësi të "Alba Exotic Fruit" ku ka qenë e fshehur kokainë. Kontejneri ishte nisur nga Ekuadori në datë 3 shtator nga porti Guayaquil. Më pas ka pasur një ndalesë në 28 shtator në Portin e Pierut, e ndërsa ka ardhur në Portin e Durrësit në mesnatën e 4 tetorit. Në 2 kointenerët ishin ngarkuar 1200 kuti me banane, e ndërsa duhet thënë se sasia prej 10 kilogramë e 185 gramë lëndë kokaine nuk është gjetur në sasinë e banave, por te kapakët e motorëve frigoriferikë. 

Ora 16:53
10 kg kokainë sot në Portin e Durrësit, i shoqëruar administratori i ri i kompanisë (EMRI)

Për drogën e kapur sot në Portin e Durrësit, është shoqëruar administratori i ri i kompanisë Ermal Arapi 

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/10/2021 02:47

    Mos flisni kot,jane pergjegjes te dyja palet,si porositesi,si derguesi,transportuesi mban pergjegjesi per sjelljen e porosise ne kohe dhe te pademtuar,dhe perderisa vazhdohet me te njejten adrese,duket qe kontratat jane bere kohe me pare,se po te ishin te reja ,kur vazhdon e digjesh,nuk mund t'a perdoresh prape te njejten adrese.Me qe ra fjala c'kemi ndonje te re nga Malindi Junior & Elder? Akoma i pari ne arrati dhe i dyti vazhdon te qepe gojen?

    Përgjigju
  • Uix: 12/10/2021 20:17

    Kontenieri mund te sjelli mallin por pronari i kontenierit nuk este pronari bananeve. Ke shqiptar pagund qe bejne bizmes me kinen porosisin mall qe nga shqiperia. Rezerv9jne nje konte ier ne kine dhe i vjen malli. Ai qe mgarkon kontenierin mund te fusi cfare te doje por nuk eshte pergjegjes ky qe ka bere porosine.

    Përgjigju
  • Ok ok: 12/10/2021 20:14

    Nqs u kapen heren e pare Ok besohet por6 here rresht po me duket sikur po sulmohen si biznes nga dikush tjeter

    Përgjigju
  • freg: 12/10/2021 16:50

    ore i duhen pare edhe edi rames me ble nai kilowat korrent

    Përgjigju
  • Beni: 12/10/2021 16:37

    Po ç'te bejnë,duhen pare me dal prej burgu.Nuk e kuptoj si vazhdon funksionon companya,ajo duhej te bllokohej.

    Përgjigju
    • ana: 12/10/2021 19:32

      Po pse te bllokohet kompania? Ajo importon banane dhe jo konteniere. Kontenieri kthehet prape mbrapsht dhe shkon te ngarkohet ne nje port tjeter. Policet e gjejne drogen te fshehur ne konteniere perpara se ta marri i zoti dhe keshtu nuk dihet se kush eshte porositesi. Po sikur keqberes te tjere ja u fusin kastile drogen ne kontenier kesaj kompanie me qellim diskretitimin e saj dhe sigurisht bllokimin/falimentimin; pikerisht kete qe ju po kerkoni zoti Beni. Mos valle jeni dhe ju pjestar i keqberesve?

    • emri: 12/10/2021 19:29

      nuk e kupton ti, po midis tyre ata meren vesh shume mire. qe nga ekuadori e deri aty ne ate xhep qe zene perfundimisht vend paret.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim