Tjetër tërmet në Shqipëri. Ndihen sërish lëkundje tërmeti me një intensitet prej 3.7 në shkallën Rihter, ndërsa epiqendra ndodhet 9 kilometra nga BUlqiza dhe 30 kilometra larg Tiranës. Nuk raportohet për dëmë as afër epiqendrës.
Ky tërmet vjen thuajse 20 orë nga tërmeti që trembi shqiptarët i ditës së djeshme, me magnitudë 4.7. Tërmeti ra 4 km në Jug-Perëndim të Klosit, Dibër me thellësi 9 km dhe u shoqërua me një numër shumë të madh pasgoditjesh. Lëkundje të forta janë ndjerë në Klos, Tiranë, Lezhë, Fushë-Krujë, Durrës, Elbasan, Shkodër, si dhe Pogradec. Sipas ministrisë së Mbrojtjes deri tani raportohet raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos.
Deri më tani në qarkun e Dibrës raportohet se janë dëmtuar 25 shtëpi të cilat janë ndërtuar që para shumë vitesh. Fshati ku banorët kanë pësuar dëme më të konsiderueshme në banesa, ka qenë Fullqeti. Ndërsa dëmtime të tjera ka pasur edhe në fshatrat Xibër Murrize, Xibër Hane, Shkallë, Guri i Bardhë. Për të bërë bilancin e dëmeve dhe masave që duhen ndërmarrë, në bashkinë e Klosit është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civile. Ekipet e emergjencave civile të bashkive të qarkut Dibër kanë dalë në terren për të inspektuar dëmet që tërmeti ka shkaktuar në banesat e qytetarëve. Pritet që procesi i verifikimit të dëmeve të mbyllet brenda 24 orëve.