/ATSH-ANSA/ - Më pak se katër muaj nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, qeveria turke ka paraqitur sot një megaprojekt për Stambollin që parashikon realizimin e një tunel hekurudhor dhe rrugor nën Bosfor me vlerë 3,5 miliardë dollarë.
"Ky tunel do të ndërtohet brenda vitit 2020 dhe do të lehtësojë shumë trafikun në megalopolin e Bosforit me më shumë se 15 milionë banorë", deklaroi kryeministri Ahmet Davutoglu.
Një tunel nën Ngushticën e Marmarasë, që lidh Azinë me Evropën, u perurua vitin e kaluar.
Tuneli i ri, i gjatë 6,5 kilometra, nga Kuçukshuja aziatike deri në Gajrettepeja evropiane do të mundësojë kalimin më të shpejtë të trenave dhe makinave në dy anët e Bosforit..
/Shqiptarja.com