Anisa Kostani, efektivja e Policisë së Elbasanit është përfshirë në një aksident gjatë natës në Tiranë. Ajo po udhëtonte pasagjere në një mjet Benz ku shofer ishte Ravier Durra, i cili ishte pa patentë. Janë perplasur me një BMW si fillimim dhe nga goditja, janë perplasur me trafikndarësen.

Aksidenti ka ndodhur në mesnate afër Kopshtit Botanik. Të dy janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për aksidentin dyshohet është bërë mos respektimi i distancës nga mjeti Benz ku udhëtonte efektivja Kostani. Drejtuesi i mjetit është arrestuar nga Policia Rrugore.

Kujtojmë se Anisa Kostani, sulmoi ashpër gazetarët për raportimet e bëra sa i takon ngjarjes së ndodhur në gusht të këtij viti, ku Madrid Ulqinaku u vra nga 18 vjeçari Horgito Peqini.

Në reagimin e bërë, Kostani tha se me raportimet e bëra, gazetarët përpiqeshin të nënvlerësonin punën e policisë, ndërsa shkruante se forcat e rendit nuk kishin patur kurrë më parë arritje më të mëdha sesa kishin aktualisht.