Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar. Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës po protestojnë edhe sot pasi rruga e re nuk është e aksesueshme prej tyre, ndaj kërkojnë hyrje dhe dalje të re për shtëpitë dhe bizneset e tyre
Një nga protestuesit e pranishëm është shprehur se kërkesa thelbësore e tyre është hapja e një rruge dytësore.
“Na hapni rrugë dytësore, po na dëmtoni fëmijët. Nuk kemi mundësi të hapim dyert e shtëpisë nga pluhuri i kamionëve që kalojnë”, ka thënë një protestues .
Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se qytetarët mes brohoritjeve janë përplasur me forcat e policisë për të hapur rrugën.
Në këtë protestë i pranishëm është edhe Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria bëhet’.
Pasi turma tentoi të bllokojë autostraden, bëhet me dije se policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt qytetarëve.
Aksi Thumanë- Kashar i cili u hap më 30 qershor është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu" që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro.
Ky është momenti kur forcat e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve.
Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se banorët largohen me vrap nga zona.
Vazhdon protesta në Thumanë. Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se disa protestues i kanë vendosur zjarrin disa shkurreve. Në vendngjarje ka mbërritur një zjarrfikëse e cila po punon për fikjen e flakëve.
Po ashtu raportohet se disa nga protestuesit kanë qëlluar me gurë drejt forcave të policisë.
-
Po ne që nga TEG dhe derri nëBradashesh që kemi dalë jashtë loje çfarë duhet ti kërkojmë qeveris.Protesta është politike 100%.
Përgjigju-
faji yt qe nuk dole, ka patur nje plan te propozuar edhe atehere per hyrje dalje ne fshatra
-
-
Nese rruga dytesore ekziston banoret e kane gabim. Para se te behej kjo si leviznin? Nuk behet dalje ne cdo 300m se ka 4 shpi.
Përgjigju-
po nuk ekziston rruga dytesore pra, eshte mbyllur se shmangej trau po te lihej ajo e hapur edhe nuk kalon njeri te paguaje e ne fund te dites ngel Bashkim Ulaj(koncensionari) pa leke gjasme
-
Te pakten 5 km rruge ka dal komplet jasht perdorimi, dhe pas pak vitesh do mbije bari mbi te.E kane bllokuar sepse ne te kundert, shume pak do te udhtonin ne "autistraden e re",kjo behet per ti dhene ca para atij qe e ka bere pa plan-biznesi nje rruge qe "zgjat rruge".
-
-
S'KANE FAJ BANORET E SHKRETE,,FAJIN E KA QEVERIA QE FONDIN PER TE BERE HYRJE DALJE MBIKALIM DO TA VJEDHE...QEVERI HAJDUTASH...
Përgjigju-
Dhe ne fushe kruje dhe kruje nuk kan kan bere dalje.qeveria fle gjume.
-











Komente
Komento