Tre automjete të braktisur me heroinë, kanabis dhe armatime të rënda janë gjetur në një magazinë pranë një pularie në Lazarat, në pronësi të Drini Alikos: Tetë pako heroinë, predha, kundërtank, tritol, snajper dhe uniforma policie u sekuestruan në tre automjetet e gjetura të cilët ishin pa targa.
Ndërkaq, “A1 Report” siguron pamjet e bazës nga ku sulmohej policia në Lazarat nga grupi kriminal. Pamjet tregojnë se sendet e gjetura në një furgon të braktisur. Aty janë gjetur dhe sekuestruar pushkë, mitraloza, pistoleta, granata, fishekë. Ndërkaq, u gjet edhe një sasi e madhe lënde narkotike, një kasafortë dhe veshje policie.
...
Policia: Në 7 ditë operacion në Lazarat u asgjësuan mbi 39 ton e 156.26 kg kanabis dhe 112.152 rrënjëve bimë narkotike
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjësimin e rreth 112.152 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 39 ton e 156.26 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
Janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat.
Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.
Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:
- 98 armë zjarri automatikë e pushkë, 6 pistoleta, 2 snajper, 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 7 mitrolozë, 2 antitank, 1 murtajë dhe 2 granatëhedhës, 2 armë të vjetra si dhe 3 armë gjahu.
- janë gjetur e sekuestruar dhe 1 snajper i djegur dhe 7 armë të tjera të djegura si: 3 mitrolozë të rëndë, 1 mitroloz i lehtë, 2 automatikë dhe 1 pushkë të djegura
- janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 72.497 fishekë të llojeve të ndryshme, 67 kallëpë tritol, 2 pako kapsolla detonatore, 50 granata dhe një arkë me granata, 17 predha granatëhedhësi, 8 krëhra fishekësh, 2 kuti ndezësa, fitil zjarrpërcjellës.
- 1 kasafortë për të cilën do të bëhet kqyrja
- dokumenta identitetesh të ndryshme, një kartë të shtetësisë serbe, po kryhen verifikimet.
- në një tjetër ambient janë gjetur dhe uniforma policie.
- janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 11 mjete të tjera me armë e kanabis brenda tyre, si dhe 10 automjete bosh.
- janë bllokuar dhe 3 mjete të djegur (2 furgonë dhe 1 veturë) me kanabis si dhe 4 targa automjetesh.
- janë sekuestruar 2 presa kanabisi.
Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 413 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e policisë kanë depërtuar në zonë.
Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 18 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone.
Lazarati, pronat e të arrestuarve, 5 mln Euro pasuri e patundshme
Pas 7 ditëve aksion të policisë në Lazarat dhe normalizimit të situatës në këtë fshat, ka nisur edhe puna për verifikimin e llogarive bankare të personave të arrestuar. Pasuritë e të dyshuarve si pjesëmarrës në grupin kriminal që qëllonin drejt efektivëve të policisë, nëse nuk justifikohen do të sekuestrohen për llogari të shtetit. Të dhënat e siguruara nga “A1 Report” nga burime pranë Krimeve të Rënda, tregojnë se bëhet fjale për prona të sekuestruara e pasuri të patundshme me vlerë 5 milionë euro.
Prokuroria ka nisur verifikimin në disa qytete të vendit për pasuritë, pasi organizata kriminale dyshohet se ka investuar në Fier, Vlorë dhe Tiranë.
Ndërkaq, bëhet me dije se për të arrestuarit gjykimi po zhvillohet tek Krimet e Rënda, dhe për ta ka nisur aplikimi i ligjit Antimafia.
Shtatë ditë operacion në Lazarat
Operacioni i Policisë brenda fshatit të Lazaratit, pasi Shteti arriti të marrë në kontroll të gjithë territorin e tij në “luftën” me bandat e trafikantëve, po surprizon nga dita në ditë, kur tashmë shënohet plot një javë nga superaksioni antikanabis. Veç sasive të konsiderueshme të kanabisit...e pritshme kjo kur thuajse në cdo banesë të fshatit janë gjetur parcela të tëra me bimë narkotike, në fshatin ku rënia “e pushtetit” të drogës dukej mision i pamundur, po zbulohen dita ditës arsenale armësh të rënda.
Armë automatike, pushkë, pistoleta, mitraloz, antitank, murtajë, granatahedhës, fishëkë dhe tritol..armatime nga të gjitha llojet janë gjetur në banesat dhe ambjentet e fshatit të Lazaratit.
(Në foto: Sekuestrimet e kryera nga policia sot në Lazarat) Foto të tjera
Po sot Policia zbuloi një nga bazat strategjike nga ku grupet e trafikantëve prej 5 ditësh bënë rezistencë të armatosur ndaj forcave speciale në aksionin për të luftuar kultivimin e kanabisit në fshatin e Lazaratit. Baza u zbulua pranë depos së ujit, 100 metra nga qendra e fshatit ku u gjetën armë të rënda, gëzhoja dhe arka me bomba.
Në 7 ditë operacion forcat speciale kanë gjetur me dhjetëra armë e mijëra fishekë, ndërsa ka asgjësuar rreth 39 ton e 156.26 kg kanabis dhe rreth 112 152 rrënjë bimë narkotike dhe fidanë dhe janë zbuluar 5 laboratorë përpunimi, gjatë kontrolleve në territoret e mbi 413 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.
Ndërkaq, 18 persona janë arrestuar deri më tani, si të dyshuar për rezistencën e armatosur kundër policisë nga nisja e këtij aksioni, ndërsa grupe të tjera banditësh mundën të largoheshin nga fshati përmes malit, çka i hapi rrugë ndërhyrjes së policisë në qendër të fshatit duke shmangur gjakderdhjen.
Policia kontroll në 100 banesa të fshatit, asgjëson mbi 4 ton kanabis dhe mbi 3 mijë bimë narkotike, sekuestrohen dhjetëra armatime të rënda
Ora 15:00 Policia ka kryer kontroll në 100 banesa të Lazaratit gjatë ditës së sotme dhe të një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e policisë kanë depërtuar në zone ku:
- janë gjetur dhe asgjesuar rreth 4 ton e 597.2 kg marijuanë dhe rreth 3122 bimë narkotike kanabis
sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin
- janë sekuestruar 8 armë zjarri automatikë e pushkë, 1 antitank, 2 çifte,
- janë gjetur e sekuestruar dhe 3 mitrolozë të rëndë, 1 mitroloz i lehtë dhe 1 pushkë të djegura
- 37 granata, 6 arka me fishekë dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh
Zbulohet edhe heroine ne Lazarat, makina pa targa me municione, karta identiteti serbe, por edhe uniforma policie..në pularinë e Drini Alikos
Ora 13:10 Kontrollet e policisë në terrenin e fshatit të Lazaratit vijojnë të zbulojnë sasi drogërash dhe armatimesh, kur sot deri më tani janë kontrolluar 100 banesa.
Tetë pako të dyshuara heroinë janë gjetur në furgon të braktisur në afërsi të qendrës Lazarat.Policia e Shtetit njoftoi se në një magazinë tek pularia janë gjetur armë automatike, predha, një kundërtank, tritol, tre makina pa targa që kanë armatim e municion brenda. Dokumenta identitesh të ndryshme, një kartë të shtetësisë serbe, po kryhen verifikimet. Në makina janë është gjetur një snajper, uniforma policie, armatim e municione të tjera.Pularia ku gjetën 3 furgonat me kanabis e heroinë i përket Drini Alikos
Ndërkaq, në banesën e shtetasit Sh.Malaj në Lazarat janë gjetur ambinente laboratorë dhe llampa tharje.
Gjendet nje furgon i braktisur...me heroine, kanabis, snajper e armatime te renda
Ora 12:50 Policia zbulon një furgon të braktisur në Lazarat me 13 pako heroinë, thaës të shumtë me kanabis, snajper dhe armatime të tjera të rënda dhe një kasafortë që dyshohet të ketë para.
Zbulohet nje tjeter baze strategjike nga ku banditet qellonin policine...ne depon e ujit
Policia ka zbuluar një tjetër bazë strategjike nga ky grupet e trafikantëve prej 5 ditësh bënë rezistencë të armatosur ndaj forcave speciale në aksionin për të luftuar kultivimin e kanabisit në fshatin e Lazaratit.
Ora 11:35 A1 REPORT trasnmetoi Live përmes teknologjisë Skype aksionin e policisë pranë depos së ujit, 100 metra nga qendra e fshatit ku u gjetën armë të rënda, gëzhoja dhe arka me bomba. Depo e ujit ka shërbyer si një pikë strategjike për grupet kriminale që qëllonin me armë kundër policisë të vendosur në ato ditë në postblloqe në hyrje të fshatit të Lazaratit.
Ndërsa në një banesë pranë depos ku dyshoet se strehoheshin banditët policia gjeti 152 kilogramë kanabis sativa.