BOKS/ Vëllezërit Bakaj fitojnë sërish në ring, Roberto me K.O! Amarildo detyron rivalin të hedhë 'flamurin e bardhë', Londra vishet kuqezi

BOKS/ Vëllezërit Bakaj fitojnë sërish në ring, Roberto me K.O! Amarildo detyron rivalin të hedhë 'flamurin e bardhë', Londra vishet kuqezi

Amarildo dhe Roberto Bakaj

LONDËR - Këtë të dielë vëllezërit Roberto dhe Amarildo Bakaj kanë marrë fitoret e radhës në boksin profesionist. Roberto siguron fitoren e 13-të dhe të gjitha janë me 'K.O'. Nga ana tjetër, Amarildo siguroi fitoren e 12-të, 11 nga të cilat me Knock Out.

Amarildo Bakaj

Amarildo Bakaj ia ka dalë të sigurojë fitoren e 12-të në boksin profesionist. Lezhjani mposhti në "Harrow Leisure Centre" të Londrës rivalin nga Gana, Mawuli Folivi.

Gjithçka zgjati katër raunde dhe u desh një grusht kampioni që Bakaj të rikthente gjithçka në favor të tij, për të fituar edhe këtë duel. Duhej raundi i katërt (1 minutë e 39 sekonda) që Amarildo të godiste fort dhe të bënte që ekipi i ganezit të hidhte flamurin e bardhë të dorëzimit në ring.

Paçka se e nisi ndeshjen jo mirë dhe rivali po kryesonte me pikë, Amarildo Bakaj përmbysi gjithçka me një grusht, duke shprehur lumturinë pas përballjes.

"Kundërshtari ishte i fortë, e dija. Prita deri në momentin e fundit për ta befasuar, ia dola. Jam 25 vjeç dhe kam ëndrra të mëdha në këtë sport, ia lë Zotit dhe ai e di se çfarë dua. Kam dëshirë të bëj krenar shqiptarët.

Në raundet e para rivali ishte para me pikë, prita dhe doja një grusht, si sniper që ta hidhja në tokë. Dua të falenderoj shqiptarët, i jam borxhli që kanë ardhur kanë mbushur arenën në Londër", tha Amarildo Bakaj.

Roberto Bakaj

Pas të vëllait, 30-vjeçari Roberto doli në ring kundër rivalit Shaban Hamadi Jongo nga Tanzania. Vetëm dy raunde zgjati ndeshja, me vëllanë e madh Bakaj, që e hodhi në tapet rivalin pas 1 minutë e 37 sekondave të raundit të dytë. 13 fitore me K.O për të, që mban edhe titullin IBO Continental. Për t'u përmendur se arena në Londër ku u zhvilluan duelet ishte e mbushur me shqiptarë, ku mbizotëroi ngjyra kuqezi.

Pak javë më parë vëllezërit Amarildo dhe Robert Bakaj fituan në Lezhë tituj ndërkombëtare në boks. 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lezhjani: 16/09/2024 10:39

    Me vjen shum keq qe ktyne heronjve Shqiptare qe fitojn çdo neshje mrena dhe jasht shtetit e bajn me u ni krenar tan Shqiptaret neper Bote e mediat informative,sportive dhe qeveria ju bajn shum pak jehone!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet