Tring Sport, e vetmja platformë që gozhdon para ekranit çdo tifoz shqiptar, me maratonën më elektrizuese të ndeshjeve “Champions”.
Mesjavat, në majën më të lartë të futbollit europian, po dhurojnë magji dhe emocione të papërmbajtshme për dhjetëra milionë tifozë në të sgjithë kontinentin dhe jo vetëm.
Pasi është përmbyllur gjysma e fazës së re të ligës, rrugëtimi i skuadrave tashmë është kristalizuar, me konfirmime, surpriza, por edhe ekipe që s’mund dhe s’duhet t’i lejojnë vetes asnjë mundësi gabimi. Tashmë jemi në fushëbetejë dhe të gjithë janë kundër të gjithëve.
Kjo shfaqje mahnitëse nis sërish nesër, me dy takime në 18:45 dhe 21:00 në kanalet sportive Tring, në disa superduele që do të përplasin 18 ekipe kampionësh. Si ai mes Bajërnit të Mynihut dhe PSG-së, në Tring Sport 1, që sheh përballë dy super ekipe kontinentale, në një sezon të mbrapshtë në Ligën e Kampionëve.
Asnjë mundësi për të humbur, pancerat gjermanë dhe gjelat francezë duhet të zbresin në fushë “të armatosur” gjer më dhëmbë. Ndërkohë një tjetër supersfidë është ajo mes suprizuesve portugezë të sportingut, me në krye “makinerinë” e golave Viktor Gyökeres, që kanë dhuruar magji këtë sezon, përballë “gunners”-ave anglezë të Arsenalit, që kërkojnë një tri pikësh me çdo kusht. Ndërkohë që dy italianet e Milanos duket se po nisin një trajektore disi më lehtësuese, të paktën në letër.
Spektakli vazhdon me një supermbrëmje edhe të mërkurën me 18 super ekipe të tjera, ku “Reds-at e Liverpulit, që kryesojnë pa asnjë humbje renditjen aktuale, shkojnë në një superduel me “mbretërorët” e Real Madiridit, që mbajnë ende kurorën e Evropës. Për të vazhduar me një duel delikat italo-anglez që sheh si rivalë legjendarët italianë të Juventusit, kundër Aston Vilës, një prej klubeve më të suksesshme angleze.
Janë 36 super ekipe që sfidohen mes tyre në dy mbrëmje të tjera magjike, si ato që kemi përjetuar deri tani, kur shpesh jemi ndalur se nuk u kemi besuar syve. Emocione që po na i dhuron javë pas jave vetëm Tring Sport, platforma që zotëron të drejtat ekskluzive të transmetimit të madhështores Uefa Champions League në Shqipëri, njëherësh edhe platforma më e madhe sportive në vend.